Në hetim 30 zyrtarë të Hipotekës dhe Aluizni për tjetërsim prone në Gjirin e Lalzit, bregdeti i vipave
Me urdhër të kryeprokurores Arta Marku, Prokuroria e Durrësit ka nisur një hetim intensiv lidhur me tjetërsimin e pronave në zonën e Durrësit. Kryesisht bëhet fjalë për toka truall dhe sipërfaqe të konsiderueshme në bregdet
Me urdhër të kryeprokurores Arta Marku, Prokuroria e Durrësit ka nisur një hetim intensiv lidhur me tjetërsimin e pronave në zonën e Durrësit. Kryesisht bëhet fjalë për toka truall dhe sipërfaqe të konsiderueshme në bregdet ndërsa objekt i këtyre hetimeve mësohet se janë institucionet e Hipotekës dhe të ALUIZNI-t.
Burime të Report Tv bëjnë të ditur se pjesa ku më shumë janë përqendruar hetimet është zona e Gjirit të Lalzit, e cila në fakt është zona ku posedojnë pasuri të patundshme zyrtarë e ish-zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar, biznesmenë, pasanikë dhe VIP-a. Por ende nuk dihet se cilat janë zonat që janë tjetërsuar nga zyrtarët që janë vendosur në hetim.
Në Gjirin e Lalzit ka pasur përplasje interesash. Kujtojmë gjyqtarin e vrarë në Vlorë disa vjet më pare, familja e të cilit është trashëgimtare e një sipërfaqe të madhe toke atje. Po ashtu një biznesmen libanez i quajtur Faad Mitri është dhunuar pak kohë më parë, ndërsa gjatë asaj periudhe po kryente ndërtime në zonën e Gjirit të Lalzit.
Zona të tjera, për të cilat janë denoncuar disa raste abuzimesh me pronat, janë edhe në Hamallaj, Rrushkull, Ishëm si dhe në zonat përreth. Sikurse bëjnë me dije të njëjtat burime, prokuroria ka tentuar të marrë në pyetje punonjës të institucioneve të lartpërmendura, me qëllim zbardhjen e abuzimeve që janë bërë me këto toka aq të lakmuara, por një pjesë e mirë e tyre nuk janë mundur të gjenden.
Bëhet fjalë për rreth 30 punonjës të Hipotekës dhe ALUIZNI-t në periudhave të ndryshme, të cilët janë vënë në shënjestër nga organi i akuzës. Policia e Durrësit bën me dije se pranë këtij institucioni ende nuk kanë mbërritur urdhër-arreste, megjithatë, hetimet që po zhvillohen në mënyrë intensive janë shtrira në kohë, por edhe gjeografikisht.
Dyshohet se zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Lartë të Hipotekës dhe ALUIZNI-t kanë tjetërsuar një sërë pronash dhe truall në zonën e Gjirit të Lalzit, Hamallaj, etj, me qëllim dhënien e tyre personave të tretë. Ajo që përflitet ka të bëjë më shumë me sipërfaqe toke në bregdet të dhëna me dokumente jo të rregullta.
Kujtojmë që pak ditë më parë u arrestua kryebashkiaku i Lezhës, Frrokaj i akuzuar për tjetërsim pronash së bashku me 12 zyrtarë të tjerë, por më pas u lirua dhe po hetohet në gjendje të lirë, ndërsa 11 zyrtarë janë në kërkim.
/xy/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.5%
-
Të gabuar
68%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3137
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Privatizuan 13 mijë metra katrorë tokë shtet tek Gjiri i Lalzit, 'arrest me burg' ish-kreut të Kadastrës së Durrësit! Ardian Kona i afërm i Monika Kryemadhit
22 Nëntor, 11:35
-
Privatizuan 13 mijë metra katrorë tokë shtet tek Gjiri i Lalzit, me letra false, arrestohet ish-kreu i Kadastrës së Durrësit! Ardian Kona, i afërm i Kryemadhit! U zbulua nga përgjimet (EMRAT)
20 Nëntor, 16:38
-
Pas takimit me shqiptarët në Selanik, Rama për mediat greke: Keqinformim për pronat në Himarë! Keqardhje për zhurmën 'Beleri'! Asnjë problem për të forcuar marrëdhëniet me Greqinë
4 Nëntor, 15:18
-
Drafti/ Pas bregdetit në fokus malet, prona shtetërore do shiten për 1 euro te privatët! Kushtet, të jenë posedues faktik të paktën 10 vite dhe një plan biznesi
2 Tetor, 12:22
-
Vila perandorake, Doçi: Ish-kryeministri pastrim parash, sot familja më e pasur në Ballkan! Shkëlzeni e Argita sekserë
23 Korrik, 21:40
-
Ekskluzive/ Zbulohen dokumentet që lidhin vilën e Gjirit të Lalzit të Berishës me lejen e ndërtimit që ka firmosur! Ja si mashtroi Argita me deklarimin e pasurisë! Sot faktet e reja në Report Tv
23 Korrik, 07:06
-
Pushimet kthehen në tragjedi për familjen sllovake, humbin vajzën 8 vjeçe në aksident tek Gjiri i Lalzit! Arrestohet shoferi 18 vjeçar
8 Korrik, 09:43
-
Tragjike në Gjirin e Lalëzit/ 8 vjeçarja sllovake humb jetën pasi e përplas makina e 18 vjeçarit (EMRI)
7 Korrik, 21:10
-
Durrës/ Aksident i rëndë në Hamallaj, vdes 16- vjeçari, plagoset shoferi! U përplasën me një ‘Audi’ me shpejtësi të lartë (EMRAT)
22 Qershor, 18:32
-
Ylli Pata: SPAK hap dosjen 'Gjiri i Lalzit': A thua nisi uragani?!
13 Qershor, 19:43
-
Hetimet e SPAK për pastrim parash me pronat ‘frenojnë’ rritjen e çmimeve të apartamenteve! Konsulenti: Hetimet pozitive
24 Maj, 16:18
-
A u dekonspirua operacioni? Prokuroria e do pas hekurave, ish-juristi i Kadastrës së Durrësit, Bledi Zerba nuk gjendet në banesë
9 Prill, 15:03
Goxha denime hajdutet e vertete dolen te pafajshem. Ne fillim dolen ne kerkim hajdutet e vertete me pas ju hoqen emrin nga dosja tani denuan varfanjaket qe ato hektare nuk besoj ti dine dhe ne harte ku jane. Ketu duhen denuar prokuroret te paret tamam ceshtje per veting
PërgjigjuATA QE KANE TJETERSUAR PRONAT JANE POLITIKANET NE GJIRIN E LALZIT LIKJA SALA DHE TE GJITHE MINISTRAT NGA TE DY KRAHET TE GJITHE TE ARRESTOHEN ,NGA KUSH I KAN BLERE DHE ME ÇFARE LEKESH SE VETEM MOBILIMET KANE BERE NGA 300 €KU I KAN GJETUR LEKET
PërgjigjuPer cfar arrestimesh behet fjale per ato te tipit katundar ne Lezhe .Kryetari i bashkise ne arrest shtepije merr pagen e ngrohet ne djell,ndersa dy sklleverit e tije bejn burge.Kjo puna e arrestimeve ne kerkim te peshqeve te medhej,eshte shum zhurme por hicgje.Keshtu thonte dhe filozofi i madh Kanti.Levizja gjithca.Qellimi asgje.Te naroje vetingu,rama,basha e berisha.Ky popull po genjehet cdo dite, me lajka e premtime, duke ja fute sa krahu.
Përgjigju