Këngëtarja Dhurata Dora ka humbur njeriun e zemrës. Me anë të një postimi në rrjetet sociale ajo ka treguar për ndjekësit se është ndarë nga jeta gjyshja e saj. ‘U prefsh në paqe nana. Të dua’-ka shkruar Dora krah fotos me gjyshen.
Kjo është ngjarja e dytë që tronditi këngëtaren, pasi mbrëmjen e djeshme ndodhi një tragjedi në një koncert në Algjeri, ku performuan Soolking dhe këngëtarja shqiptare. Gjatë koncertit, skena është shembur. Pesë persona kanë gjetur vdekjen dhe shumë të tjerë janë lënduar.
Komento