Këngëtarja shqiptare po korr suksese të njëpasnjëshme. Bebe Rexha është një nga zërat më të dashur në të gjithë botën dhe herë pas here na bën krenar teksa merr çmime shumë të rëndësishme.
28-vjeçarja këtë herë ka marrë një tjetër çmim, në Kanada. Bëhet fjalë për çmimin “Bashkëpunimi më i mirë”, të cilin 28- vjeçarja e ka marrë në eventin "I heart Radio Much Music Video Awards", për hitin “Meant to Be” në bashkëpunim me Florida Georgia Line.
Bebe Rexha ka falënderuar të gjithë fansat për përkrahjen që i kanë dhënë duke theksuar se çmimin do ta vendos në shtëpinë që sapo ka blerë. Më tej ajo performoi gjatë eventit dy këngët e saj “I’m a Mess” dhe “Meant to Be”.