/ ATSH - Fundjava për të gjithë vogëlushet, ka sjellë në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental "Kujtim Spahivogli" disa shfaqje të cilat janë mirëpritur e duartrokitur nga publiku i vogël.
Shfaqjet e titulluara "Grinç Vjedh Krishtlindjet", "E pabesueshmja dhe Princesha", "Zemërimi i Detit", "Mbretëritë Mgjike" kanë qënë edhe shfaqjet të cila kanë mbushur sallën e TKE-së gjatë fundjavës.
Kur Teatri komunikon me fëmijet" sigurisht që edhe këta të fundit janë gati t'i përgjigjen kërkesës dhe apelit për argëtim dhe njëkohësisht edhe edukim.
Të organizuar nga mësuesit, grupe nga shkolla të ndryshme të Tiranës, apo edhe mjaft fëmijë të tjerë shoqëruar nga familjarë e të afërm janë rrjeshtuar të shtunave dhe të dielave në derën e pasme të TKE-së, për t'ju drejtuar sallës nga ku kanë ndjekur shfaqjet e ofruara nga teatri.
"Zemërimi i Detit" është titulluar edhe njëra prej shfaqjeve që vogëlushët e kryeqytetit mund ta ndjekin çdo të shtunë dhe të dielë ora 10:30 në Teatrin Kombëtar Eksperimental "Kujtim Spahivogli".
Shfaqja e cila ka si autore Milena Selimin, në regjinë e Endri Çelës, skenografinë e Beqo Nanaj, kostumet e Sofi Kara, koreografinë e Aledia Kondaj interpretohet nga aktorët si Roland Saro, Anisa Canaj, Nelson Mulla dhe Elidon Alika.
Ndërkohë edhe një tjetër shfaqe, ajo e quajtur "Mbretëritë Mgjike" që ka autorë Giambattista Basila. Kjo shfaqe vjen e përshtatur dhe në regjinë e Nelson Mullës, skenografinë dhe video animatorimin e Renato Aliçkollit, kostumografinë e Sofi Kara, dhe intepretimin e aktorëve si Aldjon Matarangasi, Adrian Tolka, Elidon Alika dhe Laura Nezhës.
Duartrokitje, buzëqeshja, argëtimi, edukimi dhe kultura janë edhe elementët e shfaqeve të cilat TKE "Kujtim Spahivogli" ju a trasmeton vogëloshve të cilët çdo të shtunë dhe të dielë ora 10:30 ndodhen në sallën e shaqeve.










