/ ATSH - Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit edhe gjatë muajit shkurt do të vendos në skenë dy opera të Tritikut nga Puccini, "Suor Angelica" dhe "Giani Schicci", të cilat do të sjellin para publikut edhe dy emra mjaft të njohur shqiptarë me famë botërore siç janë sopranoja Ermonela Jaho dhe baritoni Gëzim Myshketa
Ndërkohë po ju njohim me kalendarin e muajit në TKOB:
Në datat 3, 4 Shkurt 2015 - Baleti Impact & Table
Më 5 Shkurt 2015 - Koncert i Ansamblit Popullor "Mbrëmje e Valles Shqiptare" Nr.3
Në datat 12, 14, 16 Shkurt 2015 - Premiere, "Suor Angelica" dhe "Gianni Schicchi" (me pjesëmarrjen e jashtëzakonshme të Ermonela Jaho dhe Gëzim Myshketa)
Në datat 18, 20 Shkurt 2015 - Rivënie Operat "Suor Angelica"dhe "Gianni Schicchi"
24 Shkurt 2015 - Baleti Impact & Table
25 Shkurt 2015 - Koncert i Ansamblit Popullor, "Mbrëmje Baleti"
28 Shkurt 2015 - Premierë, Koncert Simfonik "Muzika shqiptare në opera"