Një 28-vjeçar nga Durrësi i cili akuzohet për vjedhjen e 7 biçikletave është kapur në zonën e “Don Boskos" në Tiranë. I arrestuari është G.B, të cilit i janë sekuestruar 4 biçikleta të vjedhura, si dhe sendet që përdorte për kryerjen e vjedhjeve, konkretisht: thikë, kaçavidë, çelësa të vegjël biçikletash, pinca, kapele për maskim etj. Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë edhe E.Gj.,41 vjeç banues në Tiranë për veprën penale “Përvetësim i sendeve të vjedhura”.
Policia ka njoftuar se po vijon puna në bashkëpunim me komisariatet e tjera të Policisë në varësi të DVP Tiranë, për dokumentimin e vjedhjeve të tjera të biçikletave të ndodhura në Tiranë pasi dyshohet se i arrestuari ka kryer edhe vjedhje të tjera të biçikletave duke ua shitur personave të rastësishëm në shuma më të vogla nga vlera e tyre reale.

Komente

