Një krim i tmerrshëm ka tronditur Romën mëngjesin e sotëm, ku në sheshin Federico Sacco është gjetur trupi i një 37 vjeçari Italian, brenda një valixhe . Valixhja ishte e izoluar me ngjitës dhe ishte lënë pranë një makine, edhe pse gjurmët e gjakut mund të shiheshin në rrugën nga ishte sjellë viktima.
Viktima ishte sjellë në shesh, nga partnerja e tij, një grua 39-vjeçare e cila u tha oficerëve se partneri i saj kishte vdekur në shtëpi për disa ditë.
Në dëshminë e saj, ajo kishte theksuar se për të I vetmi qëllim ishte të hiqte qafe trupin e tij.
Gruaja kishte dëshmuar se burri kishte vdekur të hënën nga një mbidozë droge, pasi të dy ishin të varur nga lëndët narkotike.
Për hetuesit mbetet i dyshimtë fakti sesi gruaja, në pamje të parë shumë e dobët kishte arritur të transportonte trupin e burrit, me peshë rreth 90 kg. në trupin e tij nuk kishte shenja dhune dhe ajo siguroi hetuesit se kishte vepruar e vetme. Megjithatë për policinë dyshimet shtohen pasi ajo nuk kishte telefonuar 911 pas vdekjes së burrit nga mbidozë.