Tmerri i nuses fëmijë, babai e shiti te dy burra për 4 lopë

Tmerri i nuses fëmijë, babai e shiti te dy burra për 4 lopë

Kenia, një e mitur u detyrua nga anëtarët e familjes të martohej me dy burra në më pak se një muaj. Në bazën e martesave të detyruara të dymbëdhjetë vjeçares ishte thjesht interesi i babait, i cili, falë martesës së vajzës së tij, synonte të merrte një prikë të konsiderueshme në mënyrë që më në fund të mund ti "hante".

Në vendin afrikan, pavarësisht se imponimi i një fëmije për tu martuar është krim dhe ndëshkohet me burg, vajzat vazhdojnë të shihen nga të afërmit e tyre si një mall për pazare, aq sa 23% e vajzave të reja martohen para moshës 18 vjeç dhe, madje, 4% martohen para ditëlindjes së pesëmbëdhjetë. Me mbylljen e përgjithshme prej pandemisë, gjithnjë e më shumë njerëz në Kenia po bëhen edhe më të varfër duke I detyruar shumë kryefamiljarë të martojnë vajzat e tyre të mitura në këmbim të ushqimit

Episodi me 12-vjeçaren ka ndodhur së fundmi në Qarkun Narok, në perëndim të Nairobi. Detajet u zbuluan për shtypin vendor nga vajza e mitur pasi u shpëtua nga martesa me dy burrat prej një OJQ-je për të drejtat e fëmijëve.

Sipas vajzës së vogël, babai i saj i pati thënë se "Femrat kanë lindur për tu martuar në këmbim të sigurimit të ushqimit për disa kohë”.

Duke e martuar vajzën, babai i 12 vjeçares synonte pikërisht të merrte nga dy burrat një pajë të majme - "katër lopë", në mënyrë që të mund të "ushqehej familja".

Kur vajza kishte refuzuar dhe kishte shprehur dëshirën për tu shkolluar ajo ishte rrahur edhe nga kushërinjtë e saj, të cilët i thoshnin se me kokëfortësinë e saj ajo po shkelte nderin e familjes. Si rezultat i këtyre presioneve dhe rrahjeve, vajza përfundoi në martesë. Megjithatë martesa zgjati vetëm rreth dy javë pasi ajo u arratis dhe denoncoi në polici kurse babai ka arritur deri tani të humbasë gjurmët bashkë më dy dhëndurët

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë