Tmerri i shkollave dhe marketeve në Durrës, zbulohet grupi me 5 skiftera. Ja 10 vjedhjet e dokumentuara

Tmerri i shkollave dhe marketeve në Durrës, zbulohet grupi me 5 skiftera. Ja 10 vjedhjet e dokumentuara

Sendet e vjedhura nga grupi i minorenëve

Durrës- Plot dy muaj hetime i janë dashur specialistëve për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës për të zbardhur dhe dokumentuar të plota disa raste grabitjesh në shkolla, markete e dyqane. Në kuadër të operacionit të koduar ”School” policia ka zbuluar dhe proceduar penalisht 5 adoleshentë. Ky grup ka kryer vjedhje  edhe në ambientet e Shkollave 9- Vjeçare dhe të Mesme në qytetin e Durrësit.

Të proceduarit janë

• M.P. 15 vjeç, banues në Durrës;

• J.P. 17 vjeç, banues në Durrës, (vëlla me shtetasin M.P.);

• T.M. 16 vjeç, banues në Durrës; 

• S.K. 17 vjeç, banues në Durrës;

• K.A. 15 vjeç, banues në Durrës.

Procedimi i këtyre shtetasve filloi pasi nga puna e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës është bërë dokumentimi i plotë ligjor, me prova shkencore i veprimtarisë kriminale të  mirëorganizuar nga këto persona, të cilët duke përdorur mjete thyese hapnin makinetat dhe zyrat në ambientet e shkollave, dyqane, lokale dhe i vidhnin, për ngjarjet si më poshtë vijojnë:

1. Më datë 04.06.2018, në lagjen Nr.12, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanin e shtetases E.H. ku kanë marrë para dhe bizhuteri.

2. Më datë 21.07.2018, në lagjen Nr.11, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje sendet ushqimore në makinetën e një Shkolle 9- Vjeçare.

3. Më datë 25.07.2018, në lagjen Nr.6, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje sendet ushqimore në makinetën e një Shkolle 9- Vjeçare.

4. Më datë 29.07.2018, në lagjen Nr.12, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanin (bulmetor) të shtetasit A.I. ku kanë marrë një telefon dhe para.

5. Më datë 06.08.2018, në lagjen Nr.5, Durrës dyshohet se kanë vjedhur lokalin në pronësi të shtetasit M.B. ku kanë kafe dhe para.

6. Më datë 13.08.2018, në lagjen Nr.14, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje zyrat e Shkollës së Mesme ku kanë marrë kompjutera (tablet).

7. Më datë 20.08.2018, në lagjen Nr.6, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje zyrat në një Shkollë 9 – Vjeçare ku kanë marrë Laptopë.

8. Më datë 21.08.2018, në lagjen Nr.1, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje sendet ushqimore në makinetën e një Shkolle të Mesme.

9. Më datë 22.08.2018, në lagjen Nr.4, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje zyrat në një Shkollë 9 – Vjeçare ku kanë marrë Laptopë.

10. Më datë 31.08.2018, në lagjen Nr.14/1, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanin ushqimor të shtetases Sh.K. 

Janë sekuestruar kompjutera dhe tabletë në cilësinë e provave materiale.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale"Vjedhja"e kryer në bashkëpunim më shumë se një herë parashikuar në nenin 134/2 të Kodit Penal.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë