Tobin tax ndan
Londrën dhe Berlinin

Tobin tax ndan<br />Londrën dhe Berlinin
Dy ditë para vizitës së David Cameron për të takuar Angela Merkel, plas përsëri lufta ndërmjet Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë. “Konflikt mbi krizën e euros midis Londrës dhe Berlinit”, titullon faqja e parë e Times. “Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar në konflikt për taksën Robin Hood” është titulli i faqes së parë të Guardian. “Europa tani duhet të flasë Gjermanisht!”, indinjohet kopertina e Daily Mail. Motivet e fërkimit midis dy vendeve janë të ndryshme, por të gjitha cojnë në një vizion të ndryshëm të Europës, që kanë dalë në sipërfaqe nga problemet e euros.

Titulli i Mail i referohet një fraze të thënë nga Volker Kauder, drejtuesi i demokristianëve në parlametin e Berlinit. Duke stigmatizuar kundërshtimet e Londrës mbi futjes së taksës mbi transaksionet fianciare, e ashtuquajtura “Robin Hood Tax” ose “Tobin Tax” (“do ishte si një plumb i qëlluar në kokën e City” u cilësua nga ministri i thesarit britanik, George Osborne), Kauder ka vënë në dukje se Britania, edhe pse nuk është në eurozonë, si pjesëtare e komunitetit europian “ka përgjegjësi për ecurinë e mirë të Europës”. Deri këtu mund të mbyllet një sy. Por më pas lideri i Cdu shtoi se, falë kulturës së stabilitetit të drejtuar me sukses nga Merkel dhe nga partnerët e saj europian, “sot, papritmas, në të gjithë europën flitet Gjermanisht”. Një frazë që, sic parashikohej nga e përjavshmja gjermane Spiegel, i rizgjoi “kujtime të dhimbshme” Britanisë së Madhe:Ato në të cilat, gjatë luftës së dytë botërore , e gjithë Europa ishte e detyruar të “fliste Gjermanisht”, përvec Britanisë së Madhe të Churchill.

Por nuk bëhet fjalë për atë citim të vetëm historik që irriton Anglezët. Mediat e Londrës nuk pëlqyen as komentin e Merkel, që dije përshkroi mometin e vështirë të shkaktuar nga kriza e euros si “ora më e vështirë” në historinë e Europës së bashkuar që prej luftës së dytë botërore: Fjalët rikujtojnë një fjalim të famshëm të Churchill, kur nxiste vendin e tij ti rezistonte nazizmit vetëm kundra të gjithë Europës së pushtuar nga Hitleri dhe e quajti momentin e vështirë “The darkest hour”, ora më e errët, më e rëndë, më e vështirë. Fakti që një kancelar gjermanë guxon të parafrazojë kryeministrin që ndali dhe mundi nazizmin, edhe sikur për të mbrojtur euron, tingëllon si një sakrilegj në veshët e euroskeptikëve britanikë.

Përtej batutave, është substanca që po krijon një ndarje gjithmon e më të madhe ndërmjet Londrës dhe Berlinit. Merkel rikujtoi nevojën për t'iu përgjigjur krizës së euros duke përshpejtuar një bashkim “politik” të Europës. Krzeministri britanik, David Cameron, tha të kundërtën, duke parë që vështirësitë e euros mund të bëhen rasti më i mirë për të “rimarrë një pjesë të pushtetit që i dorëzuam Brukselit”. Edhe partia laburiste i Ed Miliband, që mendon se është më e dobishme të fitohet simpatia brenda vendit, iu bashkua qëndrimit të Cameron. Jo të gjithë e mendojnë kështu, edhe në Londër. Zëvendës kryeministri dhe lider i demokratëve liberal, Nick Clegg, aleat me Cameron në koalicionin e qeverisë të qendrës së djathtë, paralajmëron krzeministrin dhe partinë konservatore “të ndryshojmë raportet tona me bashkimin europian”: Demokratët liberal janë filo-europian krenarë dhe cështja rreyikon të përcaj qeverinë. Por përcan edhe opozitën, sepse krahu blerian i laburistëve nuk dëshiron të marrë distancat nga BE. “Do ishte një cmenduri për Britaninë e Madhe të largohej nga Europa, duhet të bëjmë të pamundurën për tu lidhur edhe më tepër me Gjermaninë, nëse duam të bëjmë të dëgjohet më tepër zëri i Europës në botë”, deklaroi ish-ministri i jashtëm (dhe vëllai i madh i Ed Miliband – ishte ai që shpresonte të bëhej lideri i laburistëve) David Miliband. Që është i njëjti opinion i shprehur edhe nga vetë Tony Blair, dy ditë më parë në BBC: “Nuk ishte ende koha e duhur për t'iu bashkuar euros kur unë u bëra kryeministër, por është në interes të Britanisë së Madhe të qendroi e lidhur me bashkimin europian, pra edhe të luftoi për të kalur krizën e euros”, tha Blair.

Mbi argumentin, ndërhyn komentatori më i dëgjuar i punëve ekonomike të Financial Times, Martin Wolf, me një artikull të titulluar: “Të shpëtosh një ëndërr shekullore”. Endërra europiane që duhet shpëtuar, “mbijetesa e sforcos më të rëndësishme për të bashkuar kontinentin që prej rënies së perandorisë romake, 1535 vite më par”. Ajo ëndërr nuk u zhduk kurrë plotësisht, vë re Wolf, u rimor nga Papati dhe nga perandorët që e mbronin, pra nga Napoleoni, dhe tani është mishëruar me sukses nga bashkimi europian. “Por eurozona u kreh deri sa Roma u dogj”, shkruan Wolf, “dhe kjo (nënkuptuar si qeveria Monti në Itali) është shansi i fundit për të fikur zjarrin”. Si? Me një ndërhyrje gjermane që të bëjë më tepër, dhe menjëherë, për të mbrojtur euron: “Pushteti sjell përgjegjësi dhe vetëm Gjermania e ka pushtetin, i takon asaj ta ushtroi në mënyrë sa më të përgjegjshme”, mbyllet editoriali. Si të thuash që Europa, për tu shpëtuar, duhet të flas edhe më tepër Gjermanisht? Ja një artikull që Merkel mund t'ia përplas në fytyrë Cameron-it, kur pasnesër kryeministri britanik të vizitojë Berlinin.

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit