Todi Dallta/ Ikonografi voskopojar, që Sigurimi i Shtetit i rrëmbeu gjithë veprat

Todi Dallta/ Ikonografi voskopojar, që Sigurimi i Shtetit i rrëmbeu gjithë veprat

Theodhor Dallta

Nga Ilia Stavri Karanxha

Theodhor (Todi) Dallta ka qënë  një piktor  ikonograf neobizantin. Ai lindi më 9 nëntor 1875  në Voskopojë  dhe vdiq më  7 shkurt 1962  ne qytetin e Korçë. Ishte femija i  dytë  i Naum dhe  Marina Dalltes. Të flasësh  sot për  një jetëshkrimi të dokumentuar mbi jetën dhe veprën e këtij  piktori  të shquar bëhet i vështirë për një fakt mjaft tragjik. Në  vitet 1959-1962  familja  e Todi Dalltës, u bë  objekt persekutimesh e burgosjesh  nga ana e organeve të  sigurimit të shtetit për çështje politike meqense një pjestar i farefisit  ishte aratisur jashtë vendit. Në një atmosferë ikuzicioni mesjetar, dhune fizike dhe psiqike, familjarët nën trysninë e  vazhdueshme të ideollogjisë  komuniste u detyruan të likuidonin të gjithë dokumentacionin që dëshmonte shkollimin apo veprimtarinë artistike (dokumenta  universitare, kontrato pune, fatura pagese, skicime etj.) të Todi Dalltës qysh nga vitet e shkollës deri në vdekjen e tij. Familjarët kujtojnë një valixhe  të madhe të mbushur plot e për plot me dokumenta të tilla, të hartuara  shumica në gjuhën greke. Ne atë kohë, në situatat që përjetonte familja, dokumenta të tilla bëheshin  gjithmonë objekt  keq interpretimesh e  shndroheshin nga ana e sigurimit si  një armë propogandistike, por edhe, si nje provë  “de juro” dhe  “de facto”  për internime dhe burgosje të rënda  që mund të përfshinin gjithe familjen. Në fakt u burgos vetëm kryefamiljari, ndërsa pjesa  tjetër e familjes për dekada me radhë pësoi  persekutimin  si persona të padëshruar nga regjimi komunist.

 

Ishte po viti 1962 kur sigurimi i shtetit sekuestroi gjithashtu gjithë  veprat e artit  që ndodheshin në shtëpinë e Todit (rreth 200 vepra me karakter fetar dhe laik) pa lëshuar asnjë dokument ligjor mbi aktin  e tjetërsimit të kësaj prone  private pa asnjë lloj shpërblimi.

Shumica e këtyre veprave sot kanë përfunduar  nëpër muzeume, galeri, institucione private dhe shtetërore.

Me vlera të veçanta nga ana e Todit  ka qënë pikturimi i Mitropolise me afreske dhe ikona të ndryshme  detyrë  të cilën ai  e mori pas një konkursi që u zhvilluam më 1939 në qytetin e Korçës. Mirëpo puna kolosale e tij  në katedralen e qytetit  pas vitit 1967 nuk u konsiderua si krijme  artistike  te papërsëritshme por, si piktura fetare qe binin ndesh me ideollogjine e imponuar të kohes!  Ne vend qe të ruheshin si vepra arti, u shkatëruan, ne vend që të tregohej rrespekt, u poshteruan duke  kryer ne këte menyre nje akt te pa drejte e te papërgjegjshëm si per kulturën e historinë e artit korçar po ashtu dhe per vlerat e shquara te ketij piktori qe gjithe jeten e tij ja kushtoi Artit të bukur te piktures!

     Pra në këto kushte jo shumë të favorshme është e vështirë tani të flitet saktësisht  për jetën e tij  dhe akoma më keq për  veprat e panumurta të  këtij piktori  që nuk duhet të mbetet kurrë në harrese. Për këtë arsye përfitojmë nga rasti  të bazohemi  në disa kujtime të  përafërta të familjarve  e  pjeserisht në  disa  vepra të cilat  familja e Todi Dalltes  mundi t'i mbronte dhe  sot i ka ne pronësine e saj.

   Piktori ynë korçar për të cilin  po flasim  lindi në një familje te nderuar  voskopojare  e cila, nga shkëlqimi i dikurshëm vazhdonte të ruante të gjallë dashurinë për dijen, për artin  dhe për kulturën. Fëminija e tij në  atë qytezë  malore pat qënë e shkurtër mbasi prindërit e tij  për çështje ekonomike  u detyruan aty rreth vitit 1879 -1880  të emigronin në Greqi.

      Qysh në moshë të njomë spikati pasioni e deshira e tij e madhe  për pikturën. Tregojnë se Todi kalonte ditët duke vizatuar me qymyr  plloçat e rrugës. Kjo prirje e  ky pasion ra në sy si të familjarve, të fqinjve  si dhe  te disa piktoreve greke  te cilet e shtyne  të jatin ta dërgonte Todin, të punonte si aprendist pa pagesë prane piktoreve të kohës.

  Nuk kaloi shumë kohë në atë punë  dhe  ai filloi në mënyrë të rregullt studimet mbi pikturën. Fillimisht në Janoras e më pas në Athinë ku, mbaroi studimet e larta në  artet e bukura të cilat i përfundoi aty  rreth vitit 1900. Si një artist  tashmë i formuar  ai nuk nguroi të merrte pjesë në konkurset që zhvilloheshin në atë kohë në  kryeqytetin e Greqisë, Athine! Në njërin prej konkurseve   ku  debutuan  550 piktorë  nga e gjithë Greqia  Todi Dallta mundi  të zinte vendin e parë. Ky ka qënë  një nga sukseset e para të piktorit  të ri Dallta i cili niste karierën e tij në një mënyrë shumë dinjitoze. Shpërblimi në këtë rast ishte jo vetëm në të holla por edhe me një orë floriri të cilën ai vazhdonte ta ruante me kujdes si një kujtim të bukur, por që e humbi aty nga vitit 1944 kur gjermanët hodhën në erë shtëpinë  tij në Korçë mbasi  u kallzua  si një nga antarët më aktivë në qytet në favor të  luftës çlirimtare.

       Sipas kujtimeve te familjarëve  Todi  si gjatë kohës qe  kryente  studimet po ashtu edhe si piktor  i  formuar  pikturoi  në shumë kisha të Qipros, në kishat e manastiret e Malit të Shënjët (Athos), në  Janoras dhe në Athinë. Në kujtesën familjare ka mbetur sot vetëm fakti se ka pikturar në mbi 10 kisha të Greqisë.

   Pa shkëputur marrdhënjet me fqinjin  grek deri në vitin 1944 Todi nuk ka munguar të kontribuonte  herë pas here në keto vite edhe në kishat e qarkut të Korçës. Të moshuarit e fshatit Zvirinë (Korçë) kujtojnë sot mbishkrimin ne kishen e Shentriadhës  se  kisha e tyre, ishte  pikturuar  pikërisht nga Todi  Naum Dallta më 1905. Mirëpo kjo nuk ka qënë  kisha e vetme që  Todi ka pikturuar në qarkun e Korçës!  Kontributi i tij në këte drejtim ka qënë i parreshtur dhe dihet gjithshtu që në këto vite ai ka piktura edhe në fshatrat të tjera të qarkut të Korçës e te Pogradecit, si në Mborje (Kisha e Ristozit), Rëmbec, Zaroshkë, Grapsh, Hoçisht, Tërovë   në  Lin të Pogradecit etj. Njekohësisht Todi gëzonte dashamirësinë e shumë  qytetarëve të nderuar korçarë të cilët e ftonin të  bënte piktura  murale në shtëpitë e tyre. Një zakon i bukur i atij qyteti i cili sot fatkeqësisht është braktisur.

     Ndërkohë  piktori ynë  shquhej edhe për  ndjenja të pastra  atdhetare. Në vitin 1932  ai realizoi edhe  dy portrete të bukura të  Gjergj Kastrioti Skënderbeut  dhe Donika Kastriotit  për të cilat  ka shfrytëzur grafikën e publikur nga  Amand Schëeiger von Lerchenfeld në veprën e tij  L' Oriente të publikuar në Milano më 1886. Po kështu nga dora e këtij artisti kemi edhe dy  portrete  përseri  të punura me mjaft mjeshtëri të  Donika Kastriotit  ku  shquhet për origjinalitetin e tij  në pikturimin e tyre  edhe  pse si model  edhe këtu ka përdorur  përsëri një grafikë që na ka trasmetuar Jean-Jacques Boissard  më  1596 (Vitae et icones sultanorum Turcicorum. Francfort ad Moem, p. 84).

       Vitet 30 të shekullit të XX janë edhe vitet kur synohej krijimi i kishës autoqefale shqiptare dhe Todi  si një piktor ikonograf fillon të përdorë gjuhën shqipe  për emërtimin e  shënjtoreve të cilët ai i pikturonte.

       Realizimet ikonografike të  shënjtorëve, konform kanoneve të kishës, ishte  gjinia e tij  më e preferuar dhe në këtë drejtim ai dha kontributin  e tij më të madh me një numur të pafund ikonosh në vaj, në tempera por edhe  afreska të shumta. Piktura e tij shkëputet krejt nga arti arkaik bizantin  me figura të ngurosura dhe duke  ecur në rrugën e David Selenicës bën një  hop cilësor në pikturimin e shënjtorve të cilët na kujtojn tashmë afreskot dhe ikonat e Rilindjes  evropiane të shek. XVI-XVII. Në këto kushte vetë kisha shndroheshe  kështu jo thjesht një vënd kulti por edhe një simbol që përfaqësonte nivlen  kultural dhe ekonomik të qytetit, nje libër i hapur për të gjithë ku çdokush mund të shikonte  e të kuptonte  arritjet e  një komuniteti fshatar apo qytetar. Çdo arritje brenda saj në  arqitekturë, në sklupturë, në pikturë, në veshjet e larmishme  shndroheshin   një model jo vetëm për ta imituar por edhe për ta  zhvillur  e pasuruar më tej atë. Kështu edhe ne veprat ikonografike të Todi Dalltës  ndjejme nga afer hyjnoren dhe tokësoren. Ky artist i pa lodhur na shpalos nje talent te jashtëzakonshem si ne kombinimin e ngjyrave, ne krijimin e figurave realiste plot plasticitet te cilat te bëjne te ndjesh nga afer misticitetin e artit kristian, por dhe nevojen te përulesh e te besosh ne artin e tij të  magjishem qe shndrohet ne besim dhe adhurim sa tek arti po aq tek Zoti! !

      Figura e kryeengjëllit Mikael, kryekomandantit të engjëllorve, luftëtarit kundra të keqes okupon gjithë sfondin e inkonëns në aktin e mposhtjes të  keqbërsit. Ikona në vetvehte përcjell  një mësim të madh mbi luftën e pashmangshme që duhet t’i bëhet gjithmonë të keqes në të gjitha format që  ajo shfaqet. Ky ishte  e ka mbetur mësimi  i madh që trasmeton  Shën Mikaeli jo vetëm për individin e veçantë por për të gjithë komunitetin. Ai është një shënjtor shumë i lashtë  dhe gjithmonë është  nderuar si në fenë ebraike po ashtu atë  kristiane  dhe islamike jo  aq për ndonjë besim të verber por thjesht se shoqerisë  njerzore gjithmonë i është dashur të  përballet me të keqen. Piktori ynë ndjek dhe imiton me këtë rast  modelet me ẗë mira të  rilindjes evropiane të cilat i gjejmë tek Guido Rene (1575-1645) i cili nga ana e vet influencoheshe  shumë  nga Caravaggio (1571-1610).

     Me të njëjtin talent dhe pasion janë realizuar nga Todi Dallta game e të gjithë shënjtorëve  biblikë si Shën Pietri e  Shën Pali, Shën Johan Pagëzori, Shën Pandelimoni dhe Shën Simeoi, Shën Harallambi, Shen Gjergjin mbi kalë, Shënjtorët Qirilli dhe Metodi por edhe skena madhështore siç është Fjetja e Hyllelindeses, pra ngritja e Shën Mërisë në Qiell, e shoqëruar nga të gjithë apostujt në përmasa gati natyrale (289x217cm.)

    Një kryeveper më vehte perbën ikona e Krishtit Kryejerark(165.5 x 82 cm)  në përmasa gjithashtu  natyrale i ulur në fronin e tij ashtu si e konceptonte  piktori ynë. Praktiksisht kemi të bëjmë me  figurën  qëndrore të  kishës kristiane e trajtuar nga qindra e mijra piktorë dhe në po aq  kisha të përhapura në mbarë botën. Në këtë pikë del e veshtirë e gati e pa mundur të gjejmë një model  identik me veprën e ikonografit Dallta por  ndërkohë gjejmë plot modele të përafërta. Ndërsa tek ikonat e  tjera  mesazhi që dërgon figura qendrore e kishës është në gjuhët më të ndryshme të botës në veprën e piktorit tonë ajo është shkrojtur në gjuhën shqipe me gërma të mëdha :  UNË JAM DRITA E BOTËS KUSH TË VIJË PAS MEJE SKA PËR TË ECE NË  ERESIRË POR DO TË KETË DRITËN E JETES. Sidoqoftë nga ana artistike kjo ikonë paraqet një realizëm të skajshëm deri në detjet më të imta qe e bën  besimtarin të shohë një figurë  ta admirueshme sa hyjore po aq dhe tokësore.

     Kontributi i piktorit tonë nuk u kufizua vetëm në artin ikonografik por edhe në atë laik duke trajtur tema e subjekte të ndryshme nga jeta e parditshme si p.sh. Bujku lëron tokën, Në liqenin e Pogradecit, Peisazh fshatark, Fëmijë duke lojtur  dhe shume të tjera që ruhen në familja e trshëgimtarëve.

Per aftësite dhe meritat  të veçanta ne artin ikonografik dhe atë laik  Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë e bëri  Todi Dalltën  anetar te saj ne vitin 1959.

Firenze 23. I. 2019

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Pas 331 ditëve në 'arrest shtëpiak', Sali Berisha rikthehet sot tek selia e Partisë Demokratike

Pas 331 ditëve në 'arrest shtëpiak', Sali Berisha rikthehet sot tek selia e Partisë Demokratike