Zjarri masiv që përfshiu pyjet e Gjinarit në Elbasan një ditë më parë, dogji dhjetëra hektarë sipërfaqe me drurë pishe. 

Një ditë më pas, pamja e Gjinarit është e trishtë.

Zjarri ka shkrumbuar mijëra drurë me pisha dhe ka shkretuar qindra hektarë me shkurre.

Për fat të keq zjarri ka djegur një nga zonat më të bukura me pisha e quajtur si “Sofra e Shpatit”.

Do të duhet shumë kohë që kjo sipërfaqe e shkretuar tashmë të gjelbërohet e të kthehet siç ishte pak ditë më parë.

Deri më tani ende nuk janë zbardhur shkaqet e këtij zjarri dhe nuk është identifikuar asnjë autor si zjarrvënës./Infoelbasani.al