Tokat e tyre preken nga ndërtimi i aksit Thumanë-Kashar, banorët e Bërxullës sërish në protestë, bllokojnë rrugën: S’na mbajnë më nervat

TIRANË-Ashtu siç kanë bërë prej më shumë se 4 muajsh, edhe këtë të diel banorët e Bërxullës, tokat e të cilëve preken nga ndërtimi i aksit Thumanë-Kashar, sërish kanë protestuar, pasi nuk bien dakord me çmimin që u ofrohet për të kompensuar pronën e tyre. Ata edhe sot kanë blokuar rrugën e Rinasit. 

Duke folur për mediat teksa, disa prej banorëve shprehen se situata po bëhet shume e rëndë dhe se ata nuk do ta pranojnë kurrë çmimin e ofruar për kompesim.

“Nuk e dimë ku do përfundojnë fëmijët tanë nesër, u merret prona e shtëpia dhe shteti rri indiferent. Sot që jemi në ditën e 150-të protestës na vjen një informacion. Na vjen që nuk kanë arritur akoma në përfundimin për vlerën e pronës tonë. Ligji e parashikon, një vit para projektit duhet bërë inventarizimi i pronave dhe të dalë çmimi i pronës. Shteti nuk ka dëshirë për ta zgjidhur çështjen që është shumë e thjeshtë. Ne e kemi paraqitur vlerën e një pronë të shitur në dalë 31 tetor 2022, me një vlerë rreth 50 euro për metër katror. Ky shtet ose nuk do ta vendosë ujin në zjarr dhe kërkon të na vrasë për së gjalli ose kërkon të luajë si macja me miun duke testuar nervat tona. Kemi 5 muaj që bëjmë thirrje, të vijnë e të ulen në negociata me ne. Nervat tona nuk mbajnë më. Ne po sillemi në mënyrë shumë të qytetëruar. Do kemi forma më ekstreme proteste, ua kemi treguar se dimë t’i bëjmë të gjitha. I kemi bërë gjërat shumë të kontrolluara”, u shpreh një prej tyre. 

Kryesisht ishin gra dhe të moshuar që janë ulur në mes të rrugës, teksa kërkojnë ardhjen e përfaqësuesve të shtetit për zgjidhjen e problematikave të tyre dhe kanë vijuar thirrjet e tyre në mbrojtje të pronës së tyre.

Të vendosur, thonë se ato do të mbrojnë tokat e tyre deri në vetëflijim, dhe se nuk do të lejojnë firmën 'Gener 2'  të futet në tokat e tyre, pa arritur më parë një marrëveshje me to.

Sipas tyre kompania i ka mashtruar, ndërsa sjellin në vëmendje rastin e një prej protestuesve, djali i të cilit ishte i sëmurë me Leuçemi dhe priste të kurohej në Itali. Sipas banorëve kompania ‘Gener 2’, i kishte premtuar pagesë e operacionit në këmbim të firmës për pronën.

Protestat në Bërxullë, vijojnë prej më shumë se katër muajsh, ndërsa vetëm në këtë fshat rrezikohen të shemben 22 banesa dhe të preken 50 hektarë tokë. Shifra mund të ndryshojë nëse do të ketë devijim të shtyllave të tensionit të lartë.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë