/ATSH-AFP/ - Kreu i grupit të ministrave të Financave të zonës euro premtoi sot se do të punonte me qeverinë që do të zgjidhet pas zgjedhjeve të ardhshme greke, por i kërkoi Athinës të mbante politikën shtrënguese.
Jeroen Dijsselbloem, presidenti i Eurogrupit, i cili është gjithashtu dhe minstri holandez i Financave, nënvizoi gjithashtu se Evropa mund të ofrojë më shumë ndihmë nëse Greqia mban premtimet për reformat.
"Kushdo qoftë qeveria e re, ne do të punojmë me të", deklaroi Dijsselbloem për një grup të vogël gazetarësht në kuadër të një vizite në Tokio.
"Kjo nuk do të trondisë as politikat tona dhe as bashkëpunimin tonë me grekët", nënvizoi ai.
"Nëse këta të fundit mbajnë angazhimet e marra ... ne jemi të gatshëm, nëse do të jetë e nevojshme, të bëjmë më shumë", shtoi ai.
Dijsselbloem ftoi zgjedhësit grekë për të parë përballë realitetin financiar të vendit të tyre në vështirësi.
/Shqiptarja.com