Tokio, spërkat me benzinë dhe i vë zjarrin ‘Kyoto Animation’, 33 të vdekur (VIDEO)

Të paktën 33 vetë vdiqën në Japoni në një sulm me zjarr në një studio të famshme të animacionit në Kioto

Në kohën e zjarrit, brenda studios kishte rreth 70 punonjës, shumë prej të cilëve arritën të dilnin, por rreth gjysma e tyre mbetën të mbërthyer në ndërtesën tre-katëshe.

Sipas raportimeve nga autoritetet lokale, veç të vdekurve nga djegjet dhe asfiksia, ka dhe mjaftë të zhdukur, dhe numri i viktimave mund të rritet.

Flakët shpërthyen kur një burrë 41-vjeçar i paidentifikuar, i cili edhe vetë u plagos dhe më vonë u arrestua, hodhi benzinë dhe i vuri zjarrin ambjenteve të “Kyoto Animation”, një studio prodhimi për vizatimet jashtëzakonisht të njohura “manga”. Arsyet për gjestin ende nuk janë të qarta.

Satoshi Fujiwara, zëdhënës për departamentin e zjarrfikësve të Kiotos, tha se “viktimat ishin duke punuar në dy katet e para të ndërtesës”.

Dëshmitarët në vendngjarje thanë se ata kishin dëgjuan zjarrvënësin të thërriste "Shkoni në ferr".

“Kyoto Animation”, ka rreth 160 punonjës, shumë prej të cilëve në moshë të re.

Studioja u themelua në vitin 1981 dhe ka një histori të suksesshme. Ajo prodhon filma për ekranin e madh dhe filma të animuar për televizion.

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ Përfshihet nga flakët banesa në Korçë, shkak një shkëndijë elektrike

Korçë/ Përfshihet nga flakët banesa në Korçë, shkak një shkëndijë elektrike