Toksikologjia, zhvendoset
nga Ushtaraku në QSUT

Toksikologjia, zhvendoset <br />nga Ushtaraku në QSUT
TIRANE- Të gjitha rastet e trajtimit të varësisë nga drogat, që deri më tani trajtoheshin në repartin e Toksikologjisë pranë spitalit Ushtarak, tashmë do të trajtohen në QSUT. Gjatë ditës së djeshme ministri i Shëndetësisë, petrit Vasili ka inauguruar hapjen e qendrës kombëtare e Trajtimit dhe Kujdesit të Varësisë ndaj Drogave, ose ndryshe qendra e Adiktologjisë. Kjo qendër do të ketë 20 shtretër dhe drejtohet nga një ekip multidisiplinor, ku përveç mjekëve adiktologë dhe infermierëve, ka të punësuar psikologë dhe punonjës sociale. "Pritet që kjo qendër, e cila është konceptuar të jetë polivalente, do të ofrojë trajtim të specializuar si brenda ashtu dhe jashtë spitalit dhe do të shërbejë si një qendër trajnimi, koordinimi dhe referimi në nivel kombëtar", - ka deklaruar ministri Vasili gjatë fjalës së tij. Hapja e kësaj qendre është pjesë e zbatimit të projektit GLOK32 mbi Trajtimin dhe Kujdesin ndaj Drogave zbatuar nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogat dhe Krimin (UNODC) dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Projekti ka një vlerë totale prej 250.000 USD dhe është financuar nga Qeveria Italiane ndërsa iniciativa e krijimit të qendrës është realizuar përmes një granti prej 85 000 USD implementuar nga drejtoria e Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza". Fenomeni i abuzimit me drogat në Shqipëri është më shumë një problem urban se sa rural. Nga drogat e përdorura prevelancën më të madhe e ka kanabisi me derivatet e tij (marijuana dhe hashish), në vend të dytë vjen përdorimi i heroinës dhe në vend të tretë kokaina.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza