Tolgahan emocionon shqiptarët: Për fat të mirë po ndaj jetën me një vajzë të këtij kombi

Tolgahan emocionon shqiptarët: Për fat të mirë po ndaj jetën me një vajzë të këtij kombi

Para dy ditësh aktori turk Tolgahan Saiysman dhe bashkëshortja e tij shqiptare  Almeda Abazi, ishin në një udhëtim në Kosovë për t’u takuar me ministrin e kulturës, Rinisë dhe Sporteve e për të folur mbi projekte filmike që mund të realizohen në të ardhmen mes Kosovës dhe Turqisë.

Duke qenë një aktor shumë i dashur për të shqiptarët, kjo i ka emocionuar të gjithë. Por jo vetëm kaq. Mbrëmjen e kaluar, Tolgahan ka bërë një postim në ‘Instagram’, duke shprehur vlerësimin dhe respektin e tij kundrejt Shqipërisë. Ai ka zbuluar edhe një detaj interesant, kur tha se historinë e këtij kombi e ka dëgjuar si fillim prej gjyshes së tij.

Aktori e kishte shkruar në shqip këtë postim dhe të gjithë kanë vërshuar t’i komentojnë menjëherë fjalë nga më pozitivet. Ai ka shtuar gjithashtu se është me fat që po ndan jetën me një vajzë të këtij. Epo duhet thënë se të dy janë me fat për njëri-tjetrin dhe vogëlushin Efehan, që erdhi në jetë pak muaj më parë.

 

6/2
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës