Aktori i njohur Tom Cruise ka folur pas ndarjes me partneren e tij Katie Holmes në procesin gjyqësor që është hapur pas publikimit të dy shkrimeve në lidhje me këtë gjë në “Life and Styles” dhe Touch Magazine”.

Tom ka vënë theksin mbi aftësitë e tij prindërore duke thënë se ai dhe vajza e vogël Suri kanë një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin.

Kjo gjë pasi në shkrimet nga këto dy media thuhej se ai e ka braktisur vogëlushen Suri pas ndarjes nga mamaja e saj Holmes.

Tom i ka paditur mediat e lartpërmendura me 50 milionë dollarë pas publikimit të shkrimeve.

tom cruise

“Unë nuk e kam kurrë ndërmend ta nxjerr Surin nga jeta ime. Unë jam i sigurtë që i mungoj asaj kur nuk jam me të ashtu si ajo më mungon mua”, ka thënë Cruise.

Më tej ai ka theksuar se Suri është një fëmijë i lumtur dhe se ata kanë një raport të shkëlqyer.

Tom Cruise dhe Katie Holmes i shokuan të gjithë me lajmin e ndarjes në qershor të vitit 2012.

Tanimë secili ka nisur jetën e tij larg njëri-tjetrit.

(Blerta Tusha/shqiptarja.com)