TIRANË - Deputeti socialist Tom Doshi ka qenë mjaft kritik ndaj një pjese të kabinetit qeveritar, gjate mbledhjes së sotme të grupit parlamentar socialist. Burime për A1Report tregojnë se gjatë mbledhjes, Doshi ka shprehur shqetësimin se disa ministra nuk bashkëpunojnë me deputetët për problematika të ndryshme që shqetësojnë bazën.
Deputeti socialist në vijim të kritikave të tij ka deklaruar gjatë mbledhjes së mobilizimi i ministrave nuk duhet të ndodhë vetëm në prag fushatë, por gjatë gjithë mandatit. Madje, mësohet se Doshi ka shkuar deri aty sa të kërkojë që Rama të shkarkojë ata ministra që kanë performancë të dobët pune si dhe mungesë të theksuar bashkëpunimi.
Mbledhja e drejtuar nga Gramoz Ruçi ka zgjatur më pak se gjysmë ore. Ruçi mësohet t’i ketë thënë Doshit që këto kritika që shkojnë deri në akuza, deputeti socialist t’i bëjë në prani të ministrave për të cilët ka pakënaqësi, ose kur mbledhjen ta drejtojë kryeministri i vendit Edi Rama.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com