Vdes në moshën 75-vjeçare aktori britanik Tom Wilkinson

Vdes në moshën 75-vjeçare aktori britanik Tom Wilkinson

Tom Wilkinson

Aktori britanik Tom Wilkinson, i njohur në filmat si “The Full Monty”, “Shakespeare In Love” dhe “The Best Exotic Marigold Hotel”, ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare, raporton The Guardian.

Wilkinson fitoi një çmim “Bafta” për rolin e tij në “The Full Monty” në vitin 1997.

Ai mori gjashtë nominime çmimin “Bafta” si dhe dy nominime për “Oscar”, për rolin e tij në “Michael Clayton” dhe “In The Bedroom”.

Vdekja e tij u konfirmua në një deklaratë të shpërndarë në emër të familjes së tij.

Me pikëllim të madh familja e Tom Wilkinson njofton se ai vdiq papritur në shtëpi më 30 dhjetor. Gruaja dhe familja e tij ishin me të. Familja kërkon privatësi në këtë moment.”

Wilkinson fitoi nominimin e tij të dytë për çmimin Oscar për rolin e tij dytësor në thrillerin ligjor të Tony Gilroy të vitit 2007, Michael Clayton, me protagonist George Clooney.

Në Nderimet e Vitit të Ri 2005, Wilkinson u emërua Oficer i Urdhrit të Perandorisë Britanike (OBE) për kontributin e tij në dramë.

Me më shumë se 130 kredite filmike dhe televizive gjithsej, Wilkinson ishte po aq i suksesshëm në dramat si “Sense and Sensibility” në 1995 dhe “Belle” në 2013, dhe rolet e tij si organizatorë kriminalë në filma si “Rush Hour” përballë Jackie Chan në 1998 dhe “Guy Ritchie’s RocknRolla” në 2008 .

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Terrorizëm antisemitik

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Terrorizëm antisemitik