Tommy Hilfiger zgjedh
"Stilistin e së nesërmes”
Këtë vit në konkursin e përzgjedhjes së “Stilistit të së nesërmes” ishte Italiani Matteo Lamandini i përzgjedhuri nga stilisti i famshëm Amerikan Tommy Hilfiger si përcjellësi i modeleve më të spikatura të veshjeve.
Këtë vit në konkursin e përzgjedhjes së “Stilistit të së nesërmes” ishte Italiani Matteo Lamandini i përzgjedhuri nga stilisti i famshëm Amerikan Tommy Hilfiger si përcjellësi i modeleve më të spikatura të veshjeve.
Lamandini u përzgjodh mes 5 konkurruesve të rinj dhe veçantia në koleksionin e tij ishte risjellja e kostumeve të inspiruara nga moda e viteve 1940 me kostumet me shpatulla të gjëra, të cilat ai i shfaqi me një ripunim të kujdesshëm dhe modern. Ajo që e ktheu jurinë në favor të stilistit të ri sipas Hilfiger ishte se ai u mirëprit në mënyrë shumë pozitive nga i gjithë publiku; për më tepër ishte tepër e dukshme risia që ai solli në konkursin e këtij viti.
Në këtë konkurs morën pjesë stilistja Irlandeze Lola Roche me koleksionin e saj të korseve të inspiruara për veshjet femërore, stilistja Bullgare Sylvia Roustcheva me miksimin e veçantë të satenit, mëndafshit dhe copës së leshtë, Koreano Jugorja Young Kyun Shin me miksimin e lëkurës dhe metalit dhe Zvicerjanja Julia Winkler me veshjet e saj elegante.
”Stilisti i së ardhmes” është një projekt që zhvillohet prej pesë vitesh në Javën e Modës në Berlin për të nxjerrë në pah talentet e reja të botës së modës dhe vitet e mëparshme është drejtuar nga stilistë me famë botërore si Marc Jacobs dhe Stella McCartney. Fituesi i kësaj gare merr sponsorizim dhe ndihmë profesionale nga emra të njohur të stilimit për të krijuar koleksionin e tij të parë, me bashkëpunim dhe inspirim të tërthortë.
Fituesi i konkursit Lamandini u shpreh se për të ishte një eksperiencë shumë e veçantë dhe se fitimi i këtij çmimi ishte shumë domethënës për të, megjithëse rrëfen se do kishte qenë njësoj i lumtur për fitoren e kujtdo nga pjesmarrësit pasi të gjithë kishin punuar shumë për të marrë pjesë në këtë event kushtuar të rinjve më të talentuar nga vende të ndryshme të botës.
Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
65.9%
-
PD
13.3%
-
Partitë e vogla
20.8%
Vota total: 1402
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dëme të mëdha nga moti i keq/ Alarmi i kuq për Toskanën, rajoni përfshihet nga përmbytje masive
14 Mars, 22:47
-
Dashnor Sula u tërhoq nga koalicioni 'Shqipëria Bëhet', reagon Lapaj: Patëm mosdakordësi
14 Mars, 22:41
-
Gjykata jep vendimin, 1 muaj burg për Millorad Dodik dhe dy liderët e tjerë të Republikës Sërpska
14 Mars, 22:24
-
SHBA heton protestat e studentëve në Columbia për luftën në Gaza/ Departament i Drejtësisë: Shkelje të ligjeve të terrorizmit
14 Mars, 22:21
-
E rëndë në Vlorë, nëna e dehur përplas foshnjën 5 muajshe në tokë, shoqërohet në polici
14 Mars, 22:10
-
Sali Berisha, si e përdori funeralin e Azem Hajdarit për të pushtuar RTSH-në! Atë ditë më morën peng! Dëshmia e Martin Lekës në Esencë
14 Mars, 21:55
-
Basha prezanton kandidatin në zonën e Saukut: Shëndetësia prioritet absolut, thjeshtëzim i procesit të kthimit dhe kompensimit të pronës
14 Mars, 21:47
-
‘E kam kërkuar online’ / I komentojnë për pallton në inaugurimin e 'Tunelit të Murrizit', Rama: Të kanë ushqyer bretkosat e kënetës, e kam blerë para 20 vitesh
14 Mars, 21:30
-
Ish- zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit
14 Mars, 21:16
-
Beogradi në këmbë, sudentët kundër Vuçiçit, kërkohet dorëheqja e presidentit
14 Mars, 21:14
-
Në çfarë rrethanash mund t’i hiqet karta e gjelbër një banori të përhershëm?
14 Mars, 20:59
-
Viktor Orban: Përparësi në zgjerimin e BE-së duhet t’i jepet Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Malit të Zi, jo Ukrainës
14 Mars, 20:45