Tonali mbyll sezonin, pritet vendimi për bastet! Acarohet Newcastle, gati të padisë Milanin

Tonali mbyll sezonin, pritet vendimi për bastet! Acarohet Newcastle, gati të padisë Milanin

Mesfushori italian Sandro Tonali

Përfaqësuesit e Sandro Tonalit dhe prokuroria pritet që gjatë ditës së sotme të zyrtarizojnë dënimin për futbollistin, i cili ka shkelur kodin sportiv, duke vendosur baste. Madje këtë e ka bërë teksa ishte pjesë e Milanit dhe të njëjtën kohë lunte baste për klubin.

Megjithatë përfaqësuesit e tij kanë gjetur një akord me prokurinë dhe ai do ia hedhë vetëm me 10 muaj pezullim, por përveç mbylljes së sezonit para kohë nuk do jetë pjesë as e Italisë në Europian. Gjithmonë nëse ‘axurrët’ kualifikohen.

Dëmin më të madh do e ketë Newcastle, klubi që në verë paguajti 80 milionë euro për ta marrë në Itali. Për këtë arsye sipas ‘Corriere della Sport’, anglezët po përgatisin hapa ligjorë kundrejt Milanit, pasi duan një dëmshpërblim. Kjo do jetë e vështirë, pasi Neëcastle duhet të vërtetojë se Milan ka patur dijeni se futbollisti luan baste.

Ndërkohë sapo të vijë zyrtarizimi klubi anglez do të pezullojë rrogën 8 milionë euro që Tonali përfiton në sezon.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë