Tonali në Premier League, Ibrahimovic i jep 'bekimin': Aty falë këshillave të mia

Tonali në Premier League, Ibrahimovic i jep 'bekimin': Aty falë këshillave të mia

Ibrahimovic dhe Tonali

Sandro Tonali pritet të prezantohet si mesfushori i ri i Newcastle në Premier League. 23-vjeçari dhe Milan kanë gjetur akordin me anglezët, teksa në arkat e kuqezinjve do kalojnë 75 milionë euro, duke e bërë këtë shitjen më të shtrenjtë të klubit.

Në lidhje me kalimin e tij në Premier League, Zlatan Ibrahimovic i ka dhënë "bekimin" ish-shokut të tij të skuadrës, duke thënë se është gati për këtë eksperiencë.

“A është Tonali gati për Premier League? Sigurisht që po, në fund të ditës gjithçka varet nga vetë ai. Unë e kam këshilluar dhe e kam bërë që në fushë të zbresë me një mentalitet fituesi dhe në fakt, Tonali u bë një lojtar fitues”, tha fillimisht suedezi.

Më pas ish-sulmuesi i Milanit tha se Tonali ka pësuar një rritje dhe merr përgjegjësi në rolin e tij, edhe pse 23 vjeç.

“Është rritur shumë te Milani, ka shumë përgjegjësi në rolin e tij dhe duhet të rritet ende. Por, jam i sigurt se në Angli do t’ia dalë, madje do të bëjë shumë mirë”, tha Ibrahimovic.

Suedezi i dha fund karrierës fantastike në futboll, duke u tërhequr nga futbolli i luajtur pas dëmtimeve në moshën 41-vjeçare.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

'Meqënëse e kanë hall', Kryemadhi nuk 'tradhton' Metën, tregon votën për president të PL-së

'Meqënëse e kanë hall', Kryemadhi nuk 'tradhton' Metën, tregon votën për president të PL-së