Toni Kroos firmos kontratën e re
me Real Madridin deri në 2022

Toni Kroos firmos kontratën e re<br />me Real Madridin deri në 2022
20 milionë Euro në sezon që me gjithë bonuset mund të arrijë deri në 22 milionë Euro, kaq është shifra që do të përfitojë Toni Kroos nga kontrata e re me Realin e Madridit që do të skadojë në vitin 2022. Bëhet fjalë për shumë para dhe me siguri mesfushori gjerman do ta ketë patur mendjen se cfarë do të bëjë me to në momentin që ngatërroi daljen në sallën konferencave të stadiumit Santiago Bernabeu.

Gjesti i Kroos krijoi shumë të qeshura te gazetarët dhe kameramanët që ishin të pranishëm në sallë aq sa duhej ndërhyrja e Emilio Butraguenos për ti treguar 26-vjecarit se nga ishte dera e daljes. Pas zyrtarizimit të kontratës së re Kroos shprehu ndjesitë e tij që do të jetë pjesë e Realit të Madridit deri në vitin 2022 në një konferencë për shtyp të organizuar në ambientet e klubit. Fillimisht fjalën e mori shefi i marrëdhënieve institucionale Emilio Butragueno i cili vlerësoi lojtarin për kontributin që ka dhënë gjatë kësaj periudhe te Los Blancos duke theksuar se Kroos është një futbollist i jashtëzakonshëm.

Sipas Butraguenos 26-vjecari është një lojtar shumë i rëndësishëm për klubin merengues dhe te Reali janë të lumtur që do të kenë shërbimet e tij edhe në të ardhmen.

Vetë Kroos ndërkohë theksoi se dëshiron ta përfundojë karrierën te Reali i Madridit. “Idea ime është të jem gjithmonë te ky klub mendoj se mund të luaj futboll deri në moshën 36-vjecare. Nuk kam menduar për asgjë tjetër gjatë kësaj periudhe vecse të rinovoja me Realin e Madridit. Ëndrra ime. Dua të fitoj La Ligan. Kjo është si një sfidë për mua. Kemi fituar Championsin por tani dua të fitoj edhe kampionatin”, deklaroi Toni Kroos. Mesfushori i përfaqësues së pancareve do të jetë 32 vjec në vitin 2022 kur do të skadojë edhe kontrata e re që ai ka firmosur me Los Blancos.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Vlorë, reshjet më të larta të regjistruara ndonjëherë! Sinoptikania Gjoni: Këtë javë rriten temperaturat

Përmbytjet në Vlorë, reshjet më të larta të regjistruara ndonjëherë! Sinoptikania Gjoni: Këtë javë rriten temperaturat