Top Channel shkarkon Sokol
Ballën si drejtor informacioni
Drejtori i informacionit në Top-Channel Sokol Balla mësohet të jetë shkarkuar nga ky post. Balla një prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të presidentes të Top-Medias, Vjollca Hoxha prej sot nuk do të drejtojë departamentin e lajmeve.
Drejtori i informacionit në Top-Channel Sokol Balla mësohet të jetë shkarkuar nga ky post. Balla një prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të presidentes të Top-Medias, Vjollca Hoxha prej sot nuk do të drejtojë departamentin e lajmeve.
Ky vendim nuk i është komunikuar ende gazetarëve të departamentit të lajmeve.
Informacioni që qarkullon në korridoret e këtij televizioni sugjerojnë se postin e Ballës si drejtor i komanduar do ta mbajë gazetari Endri Xhafo i rikthyer në Top-Channel vetëm një muaj më parë në rrolin e producentit ekzekutiv.
Mbeten të paqarta motivet që cuan presidenten e Top-Medias Vjollca Hoxha në marrjen e këtij vendimi pasi ishte ajo e cila bekoi rikthimin e Ballës në Janar të vitit 2016 në krye të departamentit të lajmeve. Përmes një noftimi zyrtarë në faqen e Top-Channel thuhet se: Sokol Balla largohet nga detyra e Drejtorit të Informacionit të Top Channel. Gazetari Endri Xhafo do të jetë i komanduar në këtë detyrë për një periudhë të pacaktuar kohore ende. Ndërkohë, Sokol Balla do të vazhdojë të drejtojë programin e tij Top Story si zakonisht nga e hëna në të enjte në orën 21:00.
Ky ishte rikthimi i dytë i Sokol Ballës në këtë detyrë e cila zgjati vetëm 21 muaj.
Në Janar 2016 kur e rimori këtë detyrë Balla deklaroi duke shprehur mirënjohjen dhe falënderimin për besimin e treguar ndaj profesionalizimit dhe integritetit të tij.
“Ndjehem i privilegjuar të jem Drejtor i Lajmeve në Top Channel. Mirënjohje e falënderim për besimin në profesionalizmin dhe integritetin tim”, do të shkruante Balla në Twitter.
Ditët e fundit Top-Channel është përfshirë në një kurs të fortë përplasje me kryeministrin Edi Rama pas disa qëndrimeve të forta editoriale me theks kundra qeverisë transmetuar nga ky televizion.
Shkarkimi Sokol Ballës vjen në një kohë kur departamenti i lajmeve është përfshirë në një hemoragji konstante largimi gazetarësh.
Largimi më I fundit është i producentit ekzekutiv të lajmeve Enkelejd Llanaj gazetar në këtë television që nga dita e parë e transmetimit.
Dy vitet e fundit Top-Channel është përfshirë në spirale largimesh që nisi me ish drejtorin e përgjithshëm Enkelejd Joti i emëruar në këtë detyrë nga ish presidenti I ndjerë I Top-Medias Dritan Hoxha.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
67.1%
-
Të gabuar
22.5%
-
Nuk kam mendim
10.4%
Vota total: 1673
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Starmer firmos marrëveshjen 'për 100 vjet partneritet' me Ukrainën gjatë vizitës në Kiev
16 Janar, 18:35
-
‘U lodha duke qëndruar në shtëpi!’, 21-vjeçari thyen arrestin dhe kapet duke shëtitur në rrugë! Befason karabinierët me përgjigjen
16 Janar, 18:29
-
Kandidoi në primaret e Berishës/ Fatmir Merkoçi: Nuk ishin të vërteta! Erdhën njerëz nga rruga dhe votuan! Rithemelimi nuk ka sjellë asnjë emër të ri
16 Janar, 18:28
-
Vota e Diasporës/ Kalojnë 20 mijë aplikime, KQZ refuzon 1600 persona për një ditë! KQZ rrëzon 1/3 e emigrantëve, shkak adresa e banimit
16 Janar, 18:25
-
Kablli Shqipëri- Itali - EBA, përfshihen gjigandët “Taqa” dhe “Terna”! Ministri i EBA: Bëhen bashkë bollëku shqiptar dhe ndërlidhja e Italisë
16 Janar, 18:19
-
Hetimet për 21 janarin, Romeo Kara: Berisha të vret për pushtet! Një tufë maskarenjsh ende i shkon prapa! Merkoçi: Duhen hetuar edhe Bamir Topi me Ina Ramën
16 Janar, 18:18
-
Në oborrin e QSUT do të ngrihen dy ndërtesa 5-katëshe, 16 miliardë lekë për ndërtimin e parkingut dhe hotelit
16 Janar, 17:48
-
KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit të Gjykatës Administrative të Vlorës Ken Dhima
16 Janar, 17:44
-
Fëmija 1-vjeçar nga Gaza evakuohet në Shqipëri për trajtim të specializuar mjekësor, OBSH jep detaje (FOTOT)
16 Janar, 17:36
-
Kandidatja për kryetare në Degën nr. 2 të PD akuzon për manipulim zgjedhjesh! Ina Marku: Kush i solli votuesit nga Kukësi në Tiranë...?!
16 Janar, 17:30
-
Lezhë/ Gripi e virozat, prindërit në radhë për të vizituar fëmijët! Spitali në rikonstruksion, dyndje te ish-materniteti
16 Janar, 17:28
-
'Ligjet speciale qepen me porosi për interesat e një pakice të privilegjuar', Tabaku: Thellojnë pabarazinë dhe korrupsionin
16 Janar, 17:25