Top Channel, sot mbush 10 vjec
televizioni që themeloi Tani
Si sot 10 vjet më parë “vizionari” i medias në Shqipëri krijoi televizionin e parë shqiptar me të vërtete bashkëkohor dhe i aftë të ndjekë ndryshimet e stuhishme të dhënies së informacionit në epokën digjitale, në të cilën jetojmë. Të pranishëm në festë kanë qenë Presindeti i Republikës, Bamir Topi, Edi Rama, Fatos Nano, ish Presidenti Moisiu, Rexhep Mejdani, por edhe ambasadori i SHBA, OSBE-së, BE-së, Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe.
Epoka e dixhitalizimit dhe e vërshimit të “New Media” dhe e personalizimit në përzgjedhjen e informacionit, për shqiptarët erdhi pak me vonesë dhe e importuar shabllon nga perëndimi. Ndryshimi erdhi nga një person i vetëm, "Tani i Topit", i cili në rrethana dhe në vende të tjera të botës do të quhej një vizionar.
Si sot 10 vjet më parë “vizionari” i Shqipërisë krijoi televizionin e parë shqiptar me të vërtete bashkëkohor dhe i aftë të ndjekë ndryshimet e stuhishme të dhënies së informacionit në epokën digjitale, në të cilën jetojmë. Sot Top Channel mbush 10 vjec dhe në një mbrëmje gala në Teatrin e Operës dhe Baletit, të gjithë do të festojnë për ëndrrën që Dritan Hoxha nisi 10 vjet më parë. Drejtues, protagonistë në vite, personalitete, të ftuar, do të jenë pjesë e të njëjtit gëzim.
Ajo cfarë Tani i Topit synonte ishte krijimi i një media në stampën e atyre perëndimore, të afta ta përfshin shikuesin në një bashkëpunim reciprok. Dikush i ka quajtur mediat e reja (New Media), “demokratizimi” i informacionit, i krijimit, publikimit, shpërndarjes dhe konsumit të përmbajtjes mediatike. Fitorja e “New Media” qëndron pikërisht në mënyrën se si ajo e konsideron shikuesin, jo më një subjekt pasivë, të cilit i jepet informacioni në mënyrë të forcuar, por një subjekt që merr pjesë aktive në të, duke dhënë sugjerime dhe duke e përzgjedhur informacionin. Pra ajo cka Tani dëshironte të arrinte ishte pikërisht bashkëpjesëmarrja me shikuesin e thjeshtë.
Festa e 10 vjetori ka nisur pas fjalës përshëndetëse të drejtorit të përgjithshëm, Enkeled Joti.
Në festë janë dalluar shumë të ftuar të spektaklit por jo vetëm, aty janë mbledhur edhe figura të ndryshme të politikës shqiptare si, Presindeti i Republikës, Bamir Topi, Edi Rama, Fatos Nano, ish Presidenti Moisiu, Rexhep Mejdani.
Në festë kanë qenë të pranishëm edhe ambasadori i SHBA,
OSBE-së, BE-së, Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
39.5%
-
Negativ
49%
-
Jam i/e dyzuar
11.5%
Vota total: 11357
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Akuzat për paligjshmëri në garën për drejtorin e RTSH, OSBE: Të jetë proces i bazuar në meritë! Gonzato: Të sigurojmë transparencë
31 Janar, 17:36
-
Rikuperimi i aseteve të paligjshme, ambasadori Tarran: Forcojmë bashkëpunimin, të shtohen përpjekjet në luftimin e krimit të organizuar
30 Janar, 17:59
-
26 vite nga Masakra e Reçakut, presidenti Begaj: Lavdi përjetë burrave dhe grave të Kosovës që qëndruan për lirinë e saj
15 Janar, 09:18
-
Zgjedhjet 2025, ambasadori i OSBE: Thelbësore, liria e zgjedhjes pa frikë! Hetoni presionet dhe shkeljet e fshehtësisë së votës! Celibashi: Partitë të pranojnë problemin
11 Dhjetor 2024, 11:00
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27