Topalli akuzon Bashën për dështimin e PD-së/ I përgjigjet Ndoka: Po vajton për pushtetin e humbur

Topalli akuzon Bashën për dështimin e PD-së/ I përgjigjet Ndoka: Po vajton për pushtetin e humbur

Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka i është përgjigjur ashpër, ish-deputetes së PD, Jozefina Topallit për deklaratën që kjo e fundit bëri një natë më parë ndaj kryedemokratit Lulzim Basha.

Ndoka i kërkon Topallit të qetësohet, pasi sipas tij Basha nuk ka humbur pushtet, por ka fituar qytetarët.

Sipas Ndokës, Jozefina Topalli po vajton pushtetin e humbur.

"Qetësoju Jozefinë, lutu Jozefinë!

Rama humbi pushtetin, Lulzim Basha fitoj qytetarët!

Dje, kur Jozi ishte numri dy i shtetit dhe partisë, sëbashku me disa kolegë luftuam për sistemin me grevë urie në Kuvend, përballë saj, Berishës dhe Ramës.

Jozi sot, përseri po vajton për pushtetin e humbur, ndërsa Ne qëndrojmë përballë Ramës dhe krimit në politikë, përballë regjimit që Jozi vetëm sa tentoj ta kapë prej zhelesh!

Pushteti nuk është punë o Jozefinë, as nuk duhet parë si i tillë, por si përfaqësim i vullnetit të lirë të qytetarëve.

Sot duhet të zhbllokojmë sistemin, që ti Jozi e bllokove me zhelet e Taulantit dje dhe Rama me grupet kriminale sot.

Durim Jozefinë, Lulzim Basha ka dorëzuar të gjithë pushtetin, për të fituar sistemin, për të garantuar votën e lirë, për të vendosur standardet edhe per dekadat që vijnë.

Pushteti nuk është vend pune, nuk është hakmarrje, as privilegj, por mandat i qytetarëve.

Lulzim Basha ka dorëzuar pushtetet me vetëdije në koordinim me aleatet e Opozitës së Bashkuar, por Ai ka fituar qytetarët sot dhe nesër kauzën e të gjithëve!

A do mundesh Jozefinë të kërkosh falje, së pari, Demokristianëve Shqiptarë që i luftove aq shumë me pushtetin tënd të dhuruar. Së dyti Jozefinë, a mundesh ti kërkosh falje Lulzim Bashës, që ke disa vite që vetëm e gjuan me shigjeta anash dhe pas krahëve.

Qetësoju Jozefinë, lutu Jozefinë; për vete, për familjen politike, për kundershtarët, për vendin tend. Një lutje si katolike, e ke detyrim moral për Demokristianët Shqiptarë!

Vendi sot ishte në rrezik Jozefinë, Rilindja me bandat e veta po tentonte të rikthente sistemin monopartiak, qytetarët shqiptarë e refuzuan Edi Ramën dhe na dhanë shpresë e kurajo të gjithëve.

Së pari Lulzim Bashës i treguan, se kur nuk ke synim të verbër pushtetin, të japim besimin dhe mundësinë për të na qeverisur.

Sot Lulzim Basha nuk humbi pushtet Jozefinë, por fitoi besim e shpresë nga qytetarët shqiptarë.

Lulzim Basha sot meriton vëmendje dhe mbështetje, ka humbur dhe fituar beteja politike, por sot ka fituar qytetari dhe besim.

Është koha, të lëmë mënjanë pakënaqësitë, xhelozitë, shigjetat e gërr-gërret tona pa fund, por të bashkohemi kundër Edi Ramës, si e keqja e ketij vendi.

Lulzim Basha nëse bën gabime nesër, nuk e falim Ne, nuk e falin as qytetarët!

Unë nuk po luftoj që Lulzim Basha të vijë në pushtet, por dua një sistem që të kontrollojë edhe Lulzim Bashën nesër si Kryeministër", shkruan Ndoka.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ali Baba: 05/07/2019 03:01

    Asht me u qudite tan kto "Burra" te mecem qe japin opinjone ka...sh, asnjeni nuk duket ma i latum se Nard Ndoka e per cudi nuk i vijne as te maja e ka..t per pushtet e skan me i ardh

    Përgjigju
  • Oso Dobraci: 01/07/2019 18:19

    Magjari i Fran Ucit adht mi squt se Nard Noka

    Përgjigju
  • Hinglateri: 01/07/2019 17:26

    I mencur i zgjuar shejtani Nard Noka vetem gomarit ja kalon

    Përgjigju
  • Gogo: 01/07/2019 17:22

    ndoka, je nje cope k... me patente

    Përgjigju
  • Sport: 01/07/2019 15:53

    O Nardo je bo si klloun cirku qe ben per te qesh spektatoret.....a ke pak gjak njeriu apo vetem bretkose....i ke shit te gjitha me dinjitet e me burrni e me personalitet te kane mbet vetem breket e llamarines akoma....JE NJESH PER HUMOR BAJAT!

    Përgjigju
  • redi: 01/07/2019 15:35

    O Nard intelektuali mos ju kunderve Jozefines se je vjet drite larg. Je jasht loje dhe turpi opozites per trute we ke, vetem me Lulin dhe Mediun krahasohesh

    Përgjigju
  • Suada: 01/07/2019 14:26

    Ke pushtet o per faqe te zeze O pushtet hu.bur jeni juve Se ajo ishte 1 shi i demokratesise

    Përgjigju
  • Ermela: 01/07/2019 14:22

    Qe kur iku nga PD zonja Josefina Topalli klo parti Ra me koke poshte kjo zonje I Ka dhane asaje Partie ndaj I dhemb shpirti,moj jozefine Ike to ajo parti u shemtua,kthehu,SE Nard Ndoka nuk Ka parti por e Jeni mbajtur juve dhe sot ngrihen kembet dhe I bien jokes

    Përgjigju
  • Ilo: 01/07/2019 14:10

    Te ishte aktor do ishte bere kryebashkiak si Erion Isaraj po' ky eshte idiot paska pasur te drejte Skender Gjinushi kur erdhi deputet pet here te pare ky qe tha eshte nje deputet me gjysme emri e cerek mbiemri, mjere PD Ku eshte katandisur, Turp

    Përgjigju
  • Shkodrani: 01/07/2019 13:49

    O Nardo je shum nen nivelin e saj,nuk jam tifozi i saj, po ti para saj je 0.

    Përgjigju
  • Eduardi: 01/07/2019 12:09

    hahahahahahaaaa…. Nard Noka me ke shkrire! Je njesh! Vetem ti e disa si ti qe shkojne pas Bashes ende nuk kuptojne qe Basha duhet te ike se e felliqi gjithe Partine Demokratike. Po ti ke gjithe jeten ne politike se shkon nga te fryje era e ben gerr-verr. Ti po Lufton te permiresosh systemin?????? Po si? Duke ikur RAMA e duke ARDHUR BASHA???Ik mor merr nje sy gjume tamam qe te zgjohesh nga endrra nje here e mire kur te te dale gjumi , se po enderron syhapur...

    Përgjigju
  • Para Laci: 01/07/2019 12:07

    Po ju qe po' mbroni Xhozin a i shkon asaj te flase ashtu per PD e din mire ajo se cfar ka perfituar nga PD dhe tani del e shan me paftyresine me te madhe permbys kupen ku ajo ka henger, po' pse a do ishte e perjetshme ne PD ajo, po pallatin qe ka ne France me leket e rruges e beri ajo po' turp nuk ka, ajo me shum del per me reklame trupit ajo, se betejen mos ta beje nepermjet fc por ne shtepine e PDse

    Përgjigju
  • Lyl Brilantina: 01/07/2019 11:45

    Xhuzi,mos e merr seriozisht komentin e ketij atorit te portokallise.Kujton se eshte ne oborrin e mbretit te krimit Sali dhe e ka per detyre te beje pak humor.Eshte kohe per te rithemeluar ate parti,nese mendoni se mund te ringrihet,por duke mos lejuar te hyjne ne te me tipa si Paloka,Noka,Salianji-Duma,Gazi ,Alibewaj,Klevisi i ish gazetarit te zerit te popullit dhe maskarait Fahri Balliu etj etj dhe patjeter shume nga kriminelet e veshur me imunitet e pushtet nga banditi Berisha.Sepse aty e ka rrenjen degjenerimi dhe shkarja nga binaret e demokracise te kesaj partie qe lindi si shpresa e ketij vendi me aspirata demokracie dhe shndrrimii saj ne nje parti te tritolit,te molotoveve,te banditeve te rruges qe s'do vonoje shume te klasifikohet si organizate e dhuneshme nga departamenti amerikan i shtetit e do dale dhe jashte ligjit.Nje baze e mire per rithemelimin e partise jane shumica e deputeteve te rinj te parlamentit,megjithese ju e dini me mire kete se ne shqiptaret e thjeshte!

    Përgjigju
  • Emigranti: 01/07/2019 11:43

    Doli budallai per te bere koment,ike o nardi lepiji....bashes

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 01/07/2019 11:36

    Nje opozitar si Nard Ndoka. Shembulli me I mire se sahan lepiresit e politikes Jane akoma verdalle ne jeten e perditshme

    Përgjigju
  • TRANGULLI REXHEP LEKA [ KEPI ]: 01/07/2019 11:29

    O nard magjar ndoka po hik mor bur se sje ti për politik ti je një debil i ler. Ti servilosesh për të siguruar një karike nē parlament. Se ti ske elektorat o debil me 7 vjeçare pa të mesme e me shkoll të lart o trapi ler nardi PLER

    Përgjigju
  • toni: 01/07/2019 11:25

    eh moj zhozi ku u katandiset,te te japi mend nard gomari.prisni skeni par gje akoma

    Përgjigju
  • gfed: 01/07/2019 11:23

    Bravo Nardo, tani vrap ne klase te pare te mesosh shkrim e kendim!!!!!

    Përgjigju
    • durresi: 02/07/2019 11:58

      e cuditshme me gjith keto mendime qe jepen e ai prap del....

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja