Opozita bojkotoi zgjedhjet/ Topalli: PD praktikisht s'ekziston më! Basha, eksperimenti më i pamerituar i demokratëve

Opozita bojkotoi zgjedhjet/ Topalli: PD praktikisht s'ekziston më! Basha, eksperimenti më i pamerituar i demokratëve

Në përfundim të mbylljes së procesit të votimit, vijnë reagimet e para të zërave kundërshtarë të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:35
Bojkotoi zgjedhjet/ Deklarata e fortë e Topallit: Kjo është vrasja më mizore që Basha mund t'i bënte PD-së...liston dështimet e tij

Ish-deputetja e PD-sq, Jozefina Topalli, një nga emrat më të rëndësishëm në kohën e Berishës, ka reaguar ashpër ndaj kryetarit aktual të PD-së Lulzim Basha. Në një status të gjatë në rrjetet sociale, Topalli rendit një pas një dështimet e Bashës në krye të PD-së, sipas së cilit nuk arriti që të bënte asnjë nga premtimet që dha në nisje të aksionit opozitar; që nga largimi i Ramës e deri tek qeveria tranzitore. Sipas saj, jo vetëm që nuk mbajti premtimet që iu dha shqiptarëve, por çoi edhe Partinë Demokratike në vetëvrasje politike, në fundin e saj, duke mos marrë pjesë në zgjedhje dhe duke lënë pa përfaqësur mijëra demokratë në vend.

Deklarata e plotë
"Pas rreth 3 dekadash, PD nuk ka me asnje pushtet. 
Partia Demokratike nuk eshte me as ne Parlament dhe nuk ka me asnje bashki. 
Me urdherin per djegien e mandateve Lulzim Basha e nxori ate me dhune, jashte parlamentit duke tradhetua e fyer,mbi 400 mije demokrate, qe votuan siglen e kesaj force politike. Me kete, qe eshte akti me i papergjegjshem i historise se demokracise,ai praktikisht i ftoi shqiptaret ne lufte vellavrasese.

Pas kesaj, premtoi se do krijonte qeverine teknike dhe do rrezonte Edi Ramen.
Sot, me moshyrjen ne zgjedhje, jo vetem qe nuk arriti asnjeren, por i dhuroi Rames te gjitha bashkite, te gjitha pushtet.

Nga sot cdo gje ka ndryshuar.
PD eshte jashte cdo pushteti politik dhe lokal, nderkohe qe Edi Rama ka marre cdo gje.
Demokratet e fundit te punesuar ne bashkite e djathta do jene ne meshiren e Edi Rames.
Partia Demonratike praktikisht nuk eshte me. Dhe kjo eshte vrasja me mizore, qe kreu i saj mund t’i bente demokrateve.

Ky eshte demi me kriminal ndaj vendit, qe lulzim Basha kreu per karrigen e hallet e tij.
Dhe nuk mbaron ketu. Ai tradhetoi shpirtin perendimor te forces politike, qe lindi per te hapur dhe per te integruar vendin ne Europe e Nato.

Nuk po ndalem ketu te komentoj per deklaraten e tij te para pak minutash, kur 
kendonte fitore, mbi kufomen e nje force politike qe, nje kohe i dha jete e enderr nje kombi per 3 dekada, e qe qendroi ne kembe mbi sakrificen e jeten e idealisteve te paepur ne dekadat e shkuara.
Nga sot, asgje nuk eshte me si me pare.

Pasi ka marre faturen e dhunes, pasi humbi mbeshtetjen e gjithe botes, pasi kreu vetevrasjen me kriminale qe mund te imagjinohej... dhe desh ta conte vendin ne perplasje..;
Pasi humbi “revolucionin”, dhe deshtoi te arrinte qeverine teknike, pasi deshtoi te rrezonte Ramen dhe pasi la PD pa
asnje pushtet politik...Ti Lul kesaj rradhe nuk mund te kendosh më mbi trupin qe jep shpirt te Partise sone.
Ti ishe eksperimenti me i pamerituar per demokratet dhe per vendin.

Partia Demokratike ka kalu edhe nje here tjeter nje moment tragjik. 
Dhe demokratet e vertete, permes perpjkjeve herkuliane ia dolen ta ngrijne nga hiri dhe ta sjellin ne pushtet.
Edhe sot Lul, njerez te ndershem, te rinj e te reja, idealiste e intelektuale, patriote, te pakorruptuar e te pashitur do ta shpetojne nga pengmarrja e tradhetia jote, do ta ngrijne serish ne piedestalin qe i takon, per t’i dal zot vendit , interesit publik e njerezve qe i le pa shprese e pa perspektive.
Njerezit e lire,nuk do lejojne më, qe as ti dhe as 3-4 shoket tuaj ne pushtet dhe “opozite” te mbajne ne deshperimin e dhimbjes e te pamundesise, nje popull qe boll ka vuajtur ne shekuj.
Eshte koha per te ringritur Partine Demokratike nga e para. Eshte koha per te larguar ketë klase politike.
Demokratet, shqiptaret do ia dalin",
shkruan Topalli.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rrota: 01/07/2019 11:08

    Zhozi ke te drejt.... Po lulin vete e cuat... Dhe ne qe e votonim pd eke len tani zvotoim fare

    Përgjigju
  • Fatmir: 01/07/2019 08:31

    Per shkaterrimin e PD-se, fallxhoret parashikojne se Lul Basha ne vjeshte,ne aeroplan, do te komandohet nenkryetare i PS-se.Dikush e beson,shume kush nuk e beoson.Une jam nga ata qe e bsojne,se nuk ka çfare i ben me dem PD-se,prandaj i takon te emerohet ne majat e PS-se.

    Përgjigju
  • Xyz: 01/07/2019 02:12

    Z Jozefine ti ke shume te drejte te shprehesh indinjohesh per shkaterrimin e P D duke bere pergjegjes vetem Lulin Jo moter ti e Di shume mire se ideatori I lenies se mandateve eshte S Berisha e I Meta per te ruajtur prapanicen e tyre e menduan se SHUMICA new parlament do Ju luteshin te mos largohen Luli u perdor si mish per top se eshte plotesisht nen urdhrat e Sales qe e beri kryetar Ti e Di shume mire se gjeja e falur nuk te dhimset Po keshtu Luli e pd ne mes te dites me diell moren bashkise e Tiranes me manipulim , pra vjedhje te votave qe lulushi cirret kunder. Rames sot Po me vota te vjedhura u be prap kryetar i PD kunder SOlldashit mbas ngrirjeve e shkrirjeve qe I beri vetes Mos numurojme 97 ,hapjen e depove vrasjet ne Gerdec, vrasjet me 21 janar e mbi te gjitha gjuhen e urrejtjes ndaj kundershtarit qe kini perdorur jo vetem I pari juaj, por edhe ti a kini FYER e lenduar qindra mira shqiptare qe mund tua falni vetem po te reflektoni Keshtu e dashur rrokullimen PD per fat te keq e kish marre me kohe e ky tutkuni nuk qe I zoti te bente ndryshim, u bashkuar me Monen e le te ngrejne dolline e humbjes fatale Te tjerat me vone

    Përgjigju
  • USA: 01/07/2019 01:04

    U pasurove nga PD mbylle gojen tani

    Përgjigju
    • tani: 01/07/2019 06:50

      USA vetem po te pergjigjem miqesisht.Sa per dijeni gjysma e Tiranes se re asht prone e familjes Ndoc COBA,BANKJERI I PARE I LARTE SHQIPTARE I PUNESUAR NE ITALI,MINISTER I FINANCAVE SHQIPTARE QE NGA KRIJIMI SHTETIT SHQIPTAR.PASUNIK I MADHE SHKODRAN ME PRONA PA FUND,AKSIONIST PO THUAJ NE TE GJITHA FABRIkAT SHQIPTARE PARA 1944.TE JESH I BINDUR SE AJO KA MARR VETEM 1% TE PASUNIS QE AJO KA TRASHIGU.TA DISHE MIRE SE jOSEFINA ESHTE INTELEKTUALE NDER MA TE DITURA E KULTURUME SHQIPTARE E AQ MA TEPER NE PELLGUN INJORANT TE PD pas 1998 ajo pa tjeter ka shkelqyer ne ate parti,tashma pa pushtet,vizion,shprese e asgje nga shpalosja e "vlerave europiane" te Lulit.

  • Gezim: 30/06/2019 23:57

    Lulzimi eshte zgjedhja personale e Sali Berishes,dhe ai eshte pergjegjesi kryesor,te gabosh bashkepuntorin apo te zgjedhesh gabim udheheqesin eshte faj te cilin ne kte rast e mbas Sali Berisha.pershkrimi juaj zonje eshte folklorik,kjo parti nuk ka qene kurre e denje dhe kurre ne lartesine e aspiratave qe i kish caktuar vetes,por nje makineri kriminale qe fshihej mbas parimeve universale qe sot udheheqin boten.

    Përgjigju
  • BUBUREC REXHEP LEKA [ KEPI ]: 30/06/2019 23:20

    O jozefina tapallja edhe ti ke kontribuar për shkatrimin e pd. Sa ishe në pushtet nuk le gjo pa vjedh. Nuk le legat pa çur njerzit e tu . A e ma men si thoshe në parlament si një burri keq flisje pa edukat pa pik intelekti e si një rrugaçe. E lyli ta boni shum mir që të qiti prej zhelesh jasht. Se e meritoje. Ku i gjete lekët që ke miljona euro me çfar i bëre o zhelefina. Tani ke ngel that e dërdëllit pa fund. Pse e votove lylin o zhelefin. Tani qepe halen.

    Përgjigju
  • toni: 30/06/2019 23:11

    jam me lulin per faktin se arriti ta shkateroj fare pd,ai duhet te jet kryetar

    Përgjigju
  • Toto: 30/06/2019 22:51

    Cdo gje e sakte znj., pervec faktit se PS do heqe demokratet nga puna! Ps heq te majtet nga puna,kurse demokratet i promovon!!!

    Përgjigju
  • Para Laci: 30/06/2019 22:41

    Nuk te shkon fare fare te flasesh ashtu turp te kesh, e di mire se cfar ke perfituar nga PD duke shfrytesuar votat tona shum turp e pac per vete,e di mire se si ke qene nga ekonomia dhe si je sot me biznese e me shtepia ne France e plot e plot gjera te gjitha keto nga PD i ke

    Përgjigju
    • ShkoDrani: 01/07/2019 01:08

      Eshte pikerisht kjo pergjgje e juaj, z. Para Laci, pergjigje tipike e demokratesit te Lulezimit, qe verteton plotesisht perse Jozefina Topalli ka plotesisht te drejte. Ideja e besnikerise se palekundur ndaj udheheqesit dhe vizionit te tij dhe shpallja armiq e te gjithe atyre qe nuk pajtohen me nje qendrim te udheheqjes, eshte tipike enveriste, eshte shrehja me anti-demokratike qe “udheheqesit” partiake e kane vene ne themel te kontrollit te mbeshtetesve. Kjo udheheqje duhet te largohet, e po ashtu duhen pensionuar te gjithe ato individe —me ose pa merita ne te shkuaren— qe sot refuzojne ndryshimin pasi ende duan te ushtrojne kontroll e influence. Demokracia nuk eshte toge ushtarake, as shtepi te vobektesh ku te papunet presin tasin e supes, por eshte shpresa e shqiptareve. Lulezimi e vrau shpresen. Jozefina ka gjynahet e saja, edhe mund te ket perfitu nga pushteti, por ajo nuk vjen nga nje familje e varfer. E din e gjithe Shkodra. Nejse, me Lulezimin, PD nuk do te mund te fitoje as dhjete vende ne parlamentin e ardhshem—edhe ato vota do jene thjesht anti-komuniiste, prandaj rindertimi i PDse, nje udheheqje e re, nje prove besimi e vizioni per te ardhmen do ti bente mire Shqiperise, perndryshe Shqiperia do te mbetet si eshte, me nje piktor si kryeminister dhe nje peshengrites si president. Mjerisht!

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim