Topalli:Falsifikoni kartat e identitetit
Meta: Jeni ulur në gjunjë para mafies

Topalli:Falsifikoni kartat e identitetit<br />Meta: Jeni ulur në gjunjë para mafies
Deputetja e PD­së Jozefina Topalli ka akuzuar maxhorancën se po falsifikojnë identitetin e shqiptarëve me qëllim vjedhjen e votave në zgjedhjet e 21 qershorit.

Topalli tha se mafia është ulur në krye të kuvendit dhe qeverisë.

Fotot që do të tregoj, tregojnë se ajo është fytyra e mafies në pushtet. Blerje votash e pacipë. E ka emrin mafie, si mafia e ilaçeve dhe sot është ulur në krye të kuvendit dhe qeverisë. Të pacipët falsifikojnë identitetin e shqiptarëve. Kështu ka ndodhur edhe në qershor të 2013­-ës, por nuk duhet të ndodhë në qershor të 2015­ës. Prokuroria duhet të zbardhë menjëherë këtë akt kriminal të falsifikimit të kartave të identiteti për blerje të votave për të qëndruar në pushtet. Jemi në një moment krucial për vendin tonë. Ky vend rrezikon trazira”- tha Topalli.

Nga ana tjetër kreu i Kuvendit Ilir Meta duke iu përgjigjur akuzave për falsifikimin e kartave të identitetit, për të cilat Topalli drejtoi gishtin e akuzës nga LSI tha se ka patur një takim me shefen e misionit të vëzhguesve të OSBE­-ODIHR, Glover, ku i ka treguar për këtë rast. Në lidhje me akuzat për bashkëpunim me mafian, Meta u përgjigj se PD ka muaj që është ulur në gjunjë para mafias.
 
Nuk mund të rri pa dhënë përgjigjen. Keni bërë një akuzë të rëndë për vjedhjen e votave. Kam patur një takim me shefen e misionit të vëzhguesve të OSBE-ODIHR, Glover dhe i kam dorëzuar një kopje të RD-­së dhe padinë e Luan Ramës, meqë ju nuk i çoni në prokurori akuzat, në mënyrë që personi të verifikohet dhe nëse është fajtor të shkojë në burg dhe nëse kemi të bëjmë me një shpifje, autorët të marrin përgjegjësinë. Për sa i përket mafies në krye të Kuvendit keni muaj që jeni ulur në gjunjë para mafies.”,-tha Meta.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU