TIRANË - Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka pritur sot drejtoren e NDI në Shqipëri, Ana Kadoviç dhe ekspertin e lartë zgjedhor Sam Sager. Lidhur me procesin zgjedhor, Topalli tha: “Shpresoj që Kryetari i PS-së, Rama, të sjellë emrat për KQZ-në. Unë shpresoj shumë që Rama të mos e përdorë këtë si alibi kur të humbë zgjedhjet.
Parlamenti është gati në çdo moment të mblidhet për të votuar emrat që opozitës i takon të sjellë, sipas kodit zgjedhor. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vijon punën e tij në respekt të ligjit. Përbërja e këtij komisioni është votuar me konsensus mbi principin e balancimit dhe anëtarët e tij duhet të zbatojnë dhe respektojnë
ligjin”.
Palët në takim gjykuan se vendet në KQZ duhet të plotësohen dhe është e rëndësishme që të gjithë të ndikojnë dhe të kontribuojnë në besimin tek zgjedhjet.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com