Topalli përplasje më Bashën:
Të shkarkohen krerët që humbën

Topalli përplasje më Bashën:<br />Të shkarkohen krerët që humbën
Në të parën mbledhje pas zgjedhjeve, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka diskutuar gjatë edhe pa praninë e medieve. Ndonëse fokusi ishte për punimet parlamentare, nuk kanë munguar kritikat e ish-kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli për rezultatin zgjedhor dhe organizmin e strukturave të PD-së. Topalli i kërkuar kreut të PD-së që të ndalë sulmet ndaj saj nga kryetarët e degëve të PD-së.

“Kam folur atë që mendoj, i kemi humbur zgjedhjet. Më duket absurde të më sulmojnë për çfarë mendoj. Jam në PD sepse është parti e lirisë. Sulmet më kujtuan kur “linda armike”. Distancohu nga sulmet ndaj meje”, i është drejtuar Topalli Bashës, ndërsa ky i fundit nuk ka shmangur debatin.
 
Por, në kuadër të këtij diskutimi të ngritur nga Topalli, deputeti i Kurbinit, Mhill Fufi i ka kujtuar asaj se kush emëroi në krye të KQZ-së, Lefteri Luzin, e cila sipas tij po mban një qëndrim të njëanshëm në procesin e administrimit të zgjedhjeve.

Në këtë moment ka ndërhyrë kryetari Basha, i cili u ka kujtuar dy deputetëve rendin e ditës e që lidhej me punimet në Kuvend. Duhet thënë se në këtë mbledhje të grupit nuk ishte thirrur deputetja, Mesila Doda.

Debati Topalli-Fufi-Basha
Basha: Jo sulme mes nesh, por me kundërshtarin

Në mbledhjen me dyer të mbyllura që ka zgjatur më shumë se 30 minuta, Topalli ka shprehur dhe një herë qëndrimin e saj të palëkundur se ky rezultat i dobët do një analizë të thellë.
Topalli: “PD-ja i ka humbur zgjedhjet dhe për këtë duhet të gjenden përgjegjësit. Duhet bërë një analizë e thellë   e kësaj situate, nga të gjithë, duke filluar dhe nga unë e para. Duhet të dimë se sy rezultat zgjedhor nuk është produkt i një dite, as i një muaji, po vijon që nga viti 2013.”

Fufi: “Meqë na kujtove 2013-ën, duhet fillimisht të mbash ti përgjegjësi për Lefterie Lleshin që e vendose në krye të KQZ-së në emër të PD. Ajo ishte e besuara jote apo jo? Ku është tani? Nuk është më me ne, por palë me pushtetin, dhe për këtë duhet të japësh shpjegime.”

Basha: “Unë nuk jam kundër analizës. E thashë dhe gjatë fjalës sime se analiza do të bëhet dhe ajo duhet të fillojë nga unë i pari. Por sot jemi mbledhur për të përgatitur seancën e nesërme parlamentare, jo për këtë çështje.”

Topalli: “Unë kam thënë atë që mendoj, dhe vazhdoj t’i qëndroj edhe këtu përpara jush e tërë grupit parlamentar. Kërkoj që të distancohemi nga një grup kryetarësh dege që kanë filluar të më atakojnë prej qëndrimit tim. Mendimi im është se ata kryetarë degësh që kanë dështuar, duhet të shkarkohen.”

Basha: “Filozofia ime që në fillim të marrjes së drejtimit të partisë ka qenë karta e Reganit. Ne nuk duhet të sulmojmë njëri-tjetrin, luftën duhet ta bëjmë me kundërshtarët. Sa u përket kryetarëve të degëve, askush nuk duhet të bëjë deklarata dhe të mbajë qëndrime që i tejkalojnë përgjegjësitë e tyre, dhe u takojnë instancave më të larta. Duhet të unifikohemi në qëllimet dhe qëndrimet tona. Analiza do të përfshijë çdo kuti votimi e çdo bashki, ndaj çdo merak i kujtdo, do të ketë mundësinë të dëgjohet dhe të reflektohet mbi të.” 

Zgjedhjet, Basha: Nuk ishte ky rezultati që prisnim, do analizohet
Në takimin e parë më parlamentarët demokratë pas zgjedhjeve të 21 qershorit e ku PD humbi ndjeshëm, kryetari i opozitës Lulzim Basha ka siguruar se do të bëhet një analize e plotë dhe e thellë të këtij rezultati. Ndonëse standardet zgjedhore u shkatërruan nga pushteti, Basha tha se ky nuk ishte rezultati që pritej, ndërsa foli për një listë të kandiiatëve të shumicës që u bënë pjesë e kësja gare e që rezultojnë të inkriminuar.

Kritikat për këtë rezultat nuk munguan edhe në mbledhjen me dyer të mbyllura.Lulzim Basha me parlamentarët demokratë, ka renditur një sërë shkeljesh që cuan në atë që Basha e cilëson shkatërirm të zgjehjdev. Por pavarësisht humbjes në këto zgjedhje, Basha tha se dyshja Rama -Meta bënë çdo përpjekje pë të bërë këto zgjedhje.
Sipas tij në këtë garë zgjedhore e maxhoranca përfshiu në garë kandidiatë të inkrimunar, e kësaj radhe zoti basha foli për një listë konkretë të këtyre personave në disa bashki.

"Ndonëse Partia Demokratike dhe aleatët tanë ndërkombëtarë si SHBA, BE, PE u angazhuan fuqimisht në procesin e dekriminalizimit, dyshja Rama Meta, në shpërfillje të hapur të angazhimeve të tyre formale kandiduan në zgjedhjet vendore përfaqësues të botës së errët të krimit si Artur Bushi në Krujë, Artur Bardhi në Kurbin, Elvis Rroshi në Kavajë, Ndoni në Këlcyrë, Peçi në Tepelenë, Qaja në Devoll, Kokoneshi në Divjakë, Hasalla në Peqin, individë që ushtruan presion të hapur ndaj zgjedhësve, punonjësve të administratës si dhe përdorën paratë e krimit të organizuar për të blerë vota. Në zgjedhje u përfshinë banda të lidhura me pushtetin, të cilat vepruan me si njësi paramilitare për të kërcënuar, trembur dhe dhunuar kandidatët, akitivistët dhe zgjedhësit tanë para syve të policisë që nuk ndërmori asnjë masë edhe përkundrejt denoncimeve të opozitës; si ajo Shullazit dhe Xhabaftëve në Tiranë dhe Vorë, “Hakmarrja për Drejtësi” në Lushnjë dhe në Vlorë, bandat e Ben Qimes në Fier, banda e Kazazëve në Kavajë, bandat e Taullaut, Dokles, Lul Berishës dhe Hoxhës në Durrës, banda e Spahinjve në Bulqizë banda e Suel Çelës në Elbasan "- u shpreh Basha.

 
 
Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

'Atë që ua merr deti duan ta rimarrin ndryshe' Dredha tregon luftën me bizneset në Vlorë për plazhet publike! Sqaron dhe videon e Ramës

'Atë që ua merr deti duan ta rimarrin ndryshe' Dredha tregon luftën me bizneset në Vlorë për plazhet publike! Sqaron dhe videon e Ramës