Topalli: Ruçi rrëmbeu fletët e votimit
Nëpërmjet një deklarate për mediat, Kryetarja e Kuvendit dënoi dhunën e organizuar të një grupi deputetësh të opozitës, me qëllim bllokimin e procedurave të votimit në seancën e sotme parlamentare. Sipas saj, kreu i grupit kuvendor Ruçi ka rrëmbyer fletët e votimit.
TIRANË - Nëpërmjet një deklarate për mediat, Kryetarja e Kuvendit dënoi dhunën e organizuar të një grupi deputetësh të opozitës, me qëllim bllokimin e procedurave të votimit në seancën e sotme parlamentare.
DEKLARATA E PLOTË E KUVENDITNë seancën e sotme parlamentare, sipas pikës së rendit të ditës për votimin e anëtarit të KLD, nisi procedura në përputhje me Rregulloren e Kuvendit e votimit te fshehtë dhe me kuti, për dy kandidaturat alternative të paraqitura sipas vullnetit konsensual të dy palëve. Procedura e votimit të fshehtë me kuti, parashikon se sekretariati i votimit, administron procesin me fuqi të plota. Ai administron fletët e votimit të cilat vulosen dhe firmosen nga të gjithë anëtarët përpara se t’i dorëzohen secilit deputet që kryen procedurat e votimit. Votimi kryhet individualisht në dhomën e fshehtë të ngritur për këtë qëllim.
Kështu ka ndodhur votimi në 20 vjet parlamentarizëm kur çdo deputet voton brenda parlamentit, kështu ka ndodhur votimi në 20 vjet demokraci, kur çdo shqiptar voton në zgjedhje.
Për herë të parë sot, grupi i opozitës dhunshëm kërkoi të ndryshoheshin këto procedura, kërkoi që t’i rrëmbente kompetencën sekretariatit të votimit dhe procesi i votimit të administrohej sipas urdhrave që Gramoz Ruci i merrte me telefon. Në këtë akt dhune, Gramoz Ruci, pasi konsumoi kërcënimet për bllokim të votimit, rrëmbeu fletët e votimit për të mos lejuar votimin me fletë.
Në këtë situatë, Parlamenti, në përputhje me Rregulloren procedoi me votimin e fshehtë me elektronikë.
Ky veprim i dhunshëm i drejtuar nga Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste z.Gramoz Ruçi është forma më e shëmtuar e praktikave recidiviste me të cilat Partia Socialiste, kërkoi prej më shumë se dy vjetësh të mbante Shqipërinë larg prej procesit të integrimit. Ky veprim u krye në kundërshtim flagrant me procedurat që përcakton rregullorja për votimin, me praktikën 20 vjeçare parlamentare për këtë çështje dhe në shkelje të vendimit përkatës të Komisionit të votimit.
Kjo dhunë e organizuar dhe e qëllimshme është dhunë ndaj parlamentit, parlamentarizmit dhe shtetit ligjor. Për këtë arsye Kryetarja e Kuvendit shpreh mospajtimin e saj të hapur dhe publik me këtë shfaqje të shëmtuar dhe i bën thirrje Grupit Parlamentar të PS të analizojë me përgjegjësi veprimin dhe t’i kthehet parlamentit dhe shtetit ligjor.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44%
-
I keq
22.8%
-
As i mirë as i keq
33.2%
Vota total: 1494
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
FOTOLAJM/ U zgjodh kryetare Kuvendi, Elisa Spiropali merr ‘leksione’ nga Gramoz Ruçi
1 Gusht, 14:45
-
FOTOT/ Nga politikanët, diplomatët, artistët te mjekët e policët, kush mori pjesë në darkën e iftarit të shtruar nga Rama! Nuk mungon Gramoz Ruçi
9 Prill, 08:42
-
Masakra e 2 prillit/ ‘Repolitix’ sjell dokumente ekskluzive: Gramoz Ruçi i raportonte Ramiz Alisë për 4 protestuesit e vrarë në 1991
2 Prill, 21:20
-
Rikthimi i gardës të vjetër në PS sinjal për përballje titanike në zgjedhjet e 2025!
11 Shkurt, 12:21
-
SHIKONI FOTOT/ Asambleja e PS-së, bën bashkë të vjetër e të rinj Rama me atlete! Nuk mungojnë Ruçi, Dokle as Bushati e Lame
11 Shkurt, 11:24
-
“Një ditë terror, një vit qetësi” postulati nazist që komunistët përdorën për të shuar kryengritjen e Postribës! Ende s’ka drejtësi
1 Tetor 2023, 15:27
-
‘Edhe pse ishim ‘sterrë’ nga biografia prej vëllait tim, që ishte pushkatuar si ‘armik’, Gramoz Ruçi, na erdhi në shtëpi dhe…’ Dëshmia e fshatarit nga Tepelena
16 Korrik 2023, 18:39
-
32 vjet Parti Socialiste/ Rama: Karikojmë bateritë për 2025! Mbyllni shtigjet e vjetra ku hyjnë dorëgjatët
12 Qershor 2023, 08:13
-
Del Procesverbali/ Nazif Bezhani: Dosja e Rustem Gjatës si spiun i UDB është shumë e madhe! Gramoz Ruçi: Pse Berisha e zgjodhi në Kushtetuese?
2 Maj 2023, 16:32
-
Sot një vit Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e mazhorancës për ta shkarkuar si President, Meta: Kuvendi falsifikoi dokumentet, SPAK ende asnjë hetim
16 Shkurt 2023, 18:53
-
Ku je Gramoz Ruçi? Kur bilbilat këndonin jashtë Parlamentit!
16 Shkurt 2023, 17:53
-
Ylli Pata: ‘Plumb ballit’, efektet 30 vjeçare të dhunës si mjet politik në Shqipëri
20 Shtator 2022, 18:32