TIRANË – Deputetja demokrate Jozefina Topalli e ka konsideruar si fillimin e një hakmarrjeje, shkarkimet dhe emërimet në Policinë e Shtetit nga Ministri Tahiri, të cilin e emërton me ironi si “kamikaz i Ramës.”

Nëpërmjet një mesazhi në Fb,  ajo shprehet:”Brutale! Pas shkarkimit në bllok, në thyerje të ligjit, të 12 drejtorëve të Policisë në 12 qarqe, sot u shkarkuan 12 Zv/Drejtorët e Hetimit të Krimeve të Rënda!  

Po ashtu, Rama me “kamikazin” e tij liruan nga detyra, Drejtorin e Drejtorisë kundër krimit të organizuar!”

Sipas Topallit, “Rama ka shpallur «armik të brendshëm" edhe Policinë e Shtetit! Në një akt hakmarrës, 2 ditë më parë, në kapërcim të ligjit, Tahiri shkriu Sektorin e Krimit Ekonomik, sepse punonjësit e kësaj strukture kishin arrestuar në flagrancë për kontrabandë ilaçesh, babain e Ministrit të Brendshëm, - nënvizon ajo.”

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)