VLORE - Kreu i partisë Fryma e Re Demokratike vijon akuzat kundrejt kryeministrit Berisha. Nga Vlora, Topi tha se kryeministrit i mungon sinqeriteti dhe kurajo për të dhënë llogari për premtimet e pambajtura që ka dhënë.

“Kryeministrit i mungon sinqeriteti, kurajo për të dhënë llogari për premtimet e pambajtura, për me taksat si dhe për nivelin e lartë të korrupsionit”, tha Topi gjatë një takimi me simpatizantë dhe mbështetës të kësaj force politike.

Sipas Topit Berisha kërkon të frikësojë njerëzit e thjeshtë për t’i bërë pjesë e një partie politike, duke u shndërruar në një kalë troje në demokracinë shqiptare.

Ndërsa nënkryetari i FRD-së Daut Gumeni kërkoi angazhim maksimal të qytetarëve për të zgjedhur udhëheqësit e duhur politik në mandatin e ardhshëm.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)