TIRANË - Kreu i FRD, Bamir Topi zhvilloi dje një takim me 32 kandidatët për deputetë për qarkun e Tiranës, si dhe me drejtuesit vendorë të partisë. “140 kandiadatët tanë janë një skuadër shumë cilësore, shumë përfaqësuese dhe e bindur për arritjen e një rezultati pozitiv. Misioni i tyre është forcimi i imazhit të parlamentit të ri, për të qenë përfaqësues të popullit dhe jo të liderit” tha Topi. Ai u bëri thirrje kandidatëve dhe drejtuesve të strukturave që të shtojnë kontaktet me qytetaret aty ku ata punojnë", u shpreh Topi. 

Në Tiranë shtabi elektoral do drejtohet nga Andi Seferi. Po dje është sqarua edhe pozicioni ndaj Biberajt. "Para e gjatë procesit të hartimit të listave të kandidatëve Biberaj i është kërkuar, që me cilësinë e nënkryetarit të FRD të kryesonte listën e njërit prej qarqeve Kukës, Korçë e Fier. Kërkesë, e cila nuk u miratua nga Biberaj. Duke mos preferuar pozicionin e propozuar në listën e Tiranës, Biberaj kërkoi të mos ishte pjesë e listave të kandidatëve të FRD-së. I gjithë procesi i hartimit të listave është bërë sipas një procedurë, e cila ka respektuar udhëzimin e miratuar nga kryesia e FRD dhe në konsultime me të gjitha grupet e punës sipas qarqeve përkatëse”, thuhet në adresën e FRD.

Redaksia Online
ma/shqiptarja.com