Topi: Detyrim e domosdoshmëri
plotësimi i KQZ-së, takon Batellin
Pas përfundimit të takimit me kreun e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së Topi tha se situata në KQZ është e papranueshme dhe me Roberto Batelli ishte diskutuar për procesin zgjedhore. Topi: Ne nuk qahemi por ekspozojmë situatën.
TIRANE - Kreu i FRD njëherësh ish-President i vendit, Bamir Topi ka shpalosur para përfaqësuesve të misonit të vëzhguesve të OSBE tërë shqetësimin e tij për situatën e vështirë në të cilin gjendet vendi në prag të zgjedhjeve.
Mëngjesin e sotëm Topi zhvilloi një takim me përfaqësuesit e misionit të vëzhguesve të OSBE për zgjedhjet, të kryesuar nga kordinatori special i OSBE Roberto Batelli.
Biseda kishte në fokus gjithë procesin që lidhet me zgjedhjet e situatën në
KQZ. Pas takimit Topi në një deklaratë për mediat theksoi qëndrimin shumë kritik të FRD lidhur me klimën parazgjedhore si dhe situatën anormale ne KQZ, qëndrime të cilat i ndau edhe me përfaqësuesit e
OSBE. Ai akuzoi drejtpërdrejt kryeministrin e kryetarin e opozitës që sipas tij po shkelin me të dyja këmbët ligjin zgjedhor duke filluar nga shpenzimet marramendëse e deri tek uzurpimi i hapsirave mediatike në favor të tyre.
Përsa i përket krizës në KQZ Topi tha se “nuk besoj që në këto 22 vite të ketë pasur një situatë kaq të zymtë me KQZ”. Duke akuzuar partitë politike që kanë ndërtuar kodin zgjedhor, kryetari i FRD tha mënyra se si është ndërtuar kontigjenti i partive në koalicione do të sjellë parlamentin më të dobët në këto 22 vite. Ne nuk qahemi, ne vetëm ekspozojmë situatën ashtu siç është. KQZ, u shpreh Topi, është totalisht më e keqe se ajo kur presidenti e KLD kishin në këtë institucion përfaqësuesit e tyre. KQZ, përfundoi Topi deklaratën për shtyp, duhet të plotësohet në të kundërt nuk mund të ketë asnjë shpresë se gjërat do përmirësohen.
“KQZ është themeli i aktivitetit që lidhet me zgjedhjet, nëqoftëse shembet themeli, ndërtesa rrëzohet”, tha Topi. Roberto Batelli, koordinatori special i OSBE-së udhëheq misionin afatshkurtër të vëzhgimit të zgjedhjeve në Shqipëri.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
75.8%
-
Jo
20.5%
-
Nuk e di
3.7%
Vota total: 3012
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40
-
Celibashi uron vitin e ri 2025: Ftesë të gjithë emigrantëve të regjistrohen nga 11 janari për zgjedhjet parlamentare
1 Janar, 18:44