Topi: Drejtësia e varur nga politika
PS-LSI version kriminal për vendin

Topi: Drejtësia e varur nga politika<br />PS-LSI version kriminal për vendin
PESHKOPI - Dy forcat më të mëdha politike kanë një version kriminal për drejtimin e vendit dhe nuk mund të ndërtohet ky institucion mbi bazën e një kontingjenti kriminal. Kështu është shprehur nga Peshkopia kreu i FRD, Bamir Topi. Në takimin e radhës me strukturat e partisë në këtë qarkun e Dibrës, Topi u shpreh se drejtësia sa vjen e bëhet më e varur nga politika. 

“Që quani përfaqësues politik në parlament, ju i quani kriminel dhe ju i jepni të drejtë , ju e keni pohuar me gojën tuaj, po pse erdhi kjo?! Kjo erdhi sepse ju keni një vizion kriminal, për mënyrën se si i ndryshoni ligjet, kushtetuta, keni një vizion kriminal se si drejtohet ky vend. Nuk ndërtohet dhe besohet se ndërtohet një institucion i drejtësisë mbi bazën e këtij kontingjenti me vizion kriminal”, u shpreh ish-presidenti Topi.

Situata politike për ish presidentin është shumë e debatueshme ku mazhoranca e trajton situatën politiko-ekonomike me nota pozitive, dhe opozita si shumë negative, ndërsa theksoi se dhe vendi ka nevojë për forca politike realiste.


Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Risi në Kombëtare, Sylvinho piketon mesfushorin që luan në Danimarkë! Konkurrencë për Asllanin dhe Ramadanin

Risi në Kombëtare, Sylvinho piketon mesfushorin që luan në Danimarkë! Konkurrencë për Asllanin dhe Ramadanin