Topi: FRD del në koalicion
 me atë që i garanton votat 

Topi: FRD del në koalicion<br /> me atë që i garanton votat 
Gjatë takimit me strukturat drejtuese të rretheve Tiranë, Durrës, Elbasan, Kukës, Lezhë, Shkodër dhe Dibër, kryetari i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi, e vuri theksin te zhvillimet aktuale politike si dhe te e ardhmja FRD-së.

Topi tha se FRD nuk ka vendosur ende se me cilin koalicion do shkojë në zgjedhjet parlamentare të 2017-ës, ndërsa theksoi se kushti mbetet garantimi i votës. 

“Sa i takon koalicionit ajo do bazohet në rezultatin e parimeve dhe të programit tonë politik. Çdo forcë politike me parametrat tona duhet të kishim dyfishuar rezultatin tonë. Këtu po vlerësohen e certifikohen njerëz që s’kanë parime, njerëz të dhunshëm. Ne jemi partia politike me serioze dhe më e pastër, ndërkohë që çdo parti të po lind ka interesa të vogla. Jemi parti dhe sigël politike me njerëz që nuk përfliten dhe as janë të përfshirë në afera korruptive duke qenë njëkohësisht një parti me shumë koherencë. Ne, do të shkojmë në një koalicion që do na garantojë votën”, u shpreh Topi.

Kryetari i FRD-së solli në vëmendje se pa drejtësinë zgjedhore edhe zgjedhjet e 2017-ës rrezikohen të deformohen.

Ai tha se rezultati real i votave për FRD-në në 2013-ën ishte 130 mijë vota, i konfirmuar nga të gjitha sondazhet e kryera.

Drejtësia nis nga vota, por para së gjithash drejtësia fillon në gjithë klimën parazgjedhore. Njerëzit që kanë xhepat me para, të mos e devijojnë procesin. Ne do të tregojmë se kush jemi dhe sa jemi si forcë politike, për të ruajtur votën tonë. FRD në zgjedhjet e kaluara mendohet të ketë pasur 130 mijë vota, dhe na lanë vetëm 30 mijë vota, pra kemi pasur të njëjtat shifra sa LSI. Këtë e kanë vërtetuar të gjitha sondazhet e kryera para zgjedhjeve”, deklaroi Topi.

Sipas tij, FRD është risi në skenën politike shqiptare, pasi është ndërtuar si parti elektorale që transmeton në mënyrë të natyrshme frymën e partisë, dhe që nuk është ndërtuar në mënyrë burokratike.

Jemi në kohën e duhur për të hyrë në periudhën më intensive. Me eksperiencën që kemi fituar, e forcuar njëkohësisht gjatë këtyre viteve, me një situatë politike super kaotike, me personazhe super të korruptuar të cilët kanë ngritur një sistem të korruptuar në gjithë këto vite... të gjitha tregojnë se në ç’nivel ka rënë demokracia kur për 26 vite shohim në tribunën politike të njëjtat fytyra”, tha Topi, duke shtuar se shqiptarët sot vuajnë probleme të theksuara social-ekonomike.

Problemi nis ku fillon mbijetesa e familjes. Në këto 26 vite për shkak të lëvizjes dhe pamundësisë për të pasur një standard jetese në Shqipëri janë shkatërruar marrëdhëniet njerëzore, njerëzit janë larg njëri-tjetrit”.

Duke akuzuar partitë e vjetra si të shteruara, Topi tha se kanë huazuar programin e FRD-së dhe e hedhin mediatikisht si platformë të tyre. “Eksponentët kryesorë të politikës kanë huazuar në kontekstin e veprimeve të tyre nga ne, kanë huazuar kauzat tona politike. Në momentin e parë bëjnë errësirën mediatike, e lënë të harrohet  dhe më pas marrin tezat dhe i hedhin mediatikisht si të tyret”, deklaroi kryetari i FRD, Bamir Topi. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Zjarret në Turqi, 21 të plagosur, mijëra të evakuuar

Zjarret në Turqi, 21 të plagosur, mijëra të evakuuar