"Topi i Artë" nga FIFA, gara mes
Ronaldos, Mess-it e Griezmann

Ronaldos, Mess-it e Griezmann">
Cristiano Ronaldo, Lionel Messi dhe Antoine Griezmann janë tre kandidaturat për 'Topin e Artë' nga FIFA.

Dy rivalëve shumë vjeçarë portugezit Ronaldo dhe argjentinasit Messi, kandidatura e të cilëve pritej,  i është bashkuar edhe ylli i Atletico Madrid, Antoine Griezmann.
Këto janë tre emrat që do të garojnë për ‘lojtarin më të mirë në botë’. Fituesi do të shpallet në ceremoninë e 9 janarit në  Zyrih.

Këto kandidatura  konfirmojnë  se La Liga është kampionati më i mirë në botë, me tre nominime që vijnë nga tre skuadrat kryesuese.

Ronaldo ka pasur një vit të jashtzakonshëm garat në kontinentale, duke siguruar  Champions League e tij të tretë, të dytën me Real Madrid, ku doli si golashënuesi më i mirë më 16 gola. Portugezi ka shënuar penalltinë fituese kundër ‘Los Blancos’ të Atletico Madrid.

Griezman, mbart me vete tre finale të rëndësishme, dy në Champions League dhe një në Euro 2016. Francezi ka bërë një performancë të shkëlqyer, duke ndihmuar skuadrën e tij të shkojë deri në finalen e madhe të EURO 2016, edhe pse nuk arriti të merrte trofeun.  Griezman, gjithashtu përfundoi sezonin 2015-2016 si golashënuesi më i mirë i Atletico Madrid.

Mesi, kandidatura e të cilit pritej, ka pasur gjithashtu një vit fenomenal. Nr10 ka kontribuar në skuadrën e Argjentinës për të arritur deri në finalen e Kupës së Amerikës, por që u mposhtën nëpërmjet penalltive nga Kili. Në penallti më të suksesshëm ishin kilianët, pasi shënuan 4 penallti, për dallim nga kundërshtari i tyre që shënoi vetëm 1 dhe atë Leo Messi. Nuk lihet pa përmendur dhe performanca e tij shumë e mirë dhe në kapionatin spanjoll. 

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve