Ndërsa ethet e kampionatit kanë mbërthyer gjithë globin, pak e dinë se ai ka startuar në hapësirë.
A nisi ky botëror në hapësirë? Sigurisht që po.
E gjitha kjo ndodhi falë 3 kozmonautëve rusë, që për ti paraprirë ngjarjes së madhe futbollistike që do të luhej në vendin e tyre, vendosën të inaugurojnë Kupën e Botës 2018 në orbitë. Ata luajtën në stacionin hapësinor me “Teslar 18”, topi zyrtar i Kupës së Botës, i njëjtë me atë që do të luhen të gjitha ndeshjet e botërorit. Topi i Kupës së Botës u soll në hapësire në 24 mars me anijen kozmike Sajuz MS 08. Ai u kthye sërish në Tokë së bashku me ekuipazhin, në 3 qershor me një tjetër anije, Sajuz MS 08.
Por pavarësisht se vjen prej kozmosit, disa portjerë janë ankuar për topin e Kampionatit Botëror. Trajektore të pamundura për t’u deshifruar, i vështirë për t’u bllokuar për shkak të shtresës plastike me të cilën vishet, i aftë të përfundojë në rrjetë kur gjuhet nga distancë e largët. Ata që kanë shfaqur pakënaqesitë e tyre nuk janë nga portjerë fillestarë apo dosido. Për legjendën Bufon dhe Pepe Reina ( 4 herë pjesëmarrës ne botëror) ky është një top plazhi.
Për Adidas, “Teslar 18” shënon një ndryshim të rëndësishëm në krahasim me të tjerët e së kaluarës. Për markën gjermane, emri ishte frymëzim prej gjuhës dhe traditës ruse, kurse modeli i topit prej atyre të përdorur në vitet 60-70.
Në nivel estetik, topi është kryesisht i bardhë, me një gradient gri dhe kushton nga 35 e deri në 150 dollarë.
Komente










