TIRANE- Ish-Presidenti i Shqipërisë dhe kryetari i Frymës së Re Demokratike Bamir Topi ka reaguar mbi lëvizjen e deputetit të PD-së Gjovalin Kadelit drejt LSI.

Ai tha se Kadeli shkoi drejt familjes së tij natyrale, duke nënvizuar faktin se Berisha shkatërroi PD.

Në një reagim në "Facebook", Topi ka shkruar se “Zhvillimet politike në vend janë padyshim në vëmendjen tonë. Lëvizja e fundit politike e një deputeti të Partisë Demokratike z.Kadeli drejt një force tjetër politike, Lëvizjes Socialiste për Integrim është ajo e orientimit të një politikani drejt familjes së tij natyrale. Por, nga ana tjetër, kjo lëvizje tregon edhe shkatërrimin që i bëri PD-së dhe së djathtës drejtuesi i saj i mëparshëm”.

Shkrimi u publikua sot (1.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)