Topi: KQZ e cunguar prelud i
keq për zgjedhje të kontestuara
“Një situatë parazgjedhore që nuk ka një KQZ të formatuar, është prelud i kontestimit të rezultatit. Është absurde mbledhja e Parlamentit për tri ligjet, në një kohë që nuk votohet për KQZ-në”, - tha Topi pas takimit me përfaqësuesit e misionit të ODIHR.
TIRANE - Kreu i FRD-së thotë se
KQZ e cunguar është një prelud i keq për zgjedhje të kontestuara.
Deklarata e Topit u bë pas takimit me përfaqësuesit e misionit të ODIHR. Sipas tij, funksionimi i cunguar i KQZ-së vë në dyshim mbrojtjen e interesave të qytetarëve që nuk përfaqësohen në pushtet.
“Unë nuk e di se kush do t’i mbrojë interesat e atyre qytetarëve të cilët nuk janë pjesë e pushtetit. Unë dëshiroj ta them me një shqetësim të madh që çështja e pushtetit sa vjen edhe del mbi ujë, duke parë jo vetëm shpenzimet marrëmendëse të këtyre fushatave paraelektorale që bëjnë diferencë me partitë e tjera, por nga ana tjetër, ajo që ndodh me njerëzit e administratës, me njerëzit që anghazhohen në partinë “Fryma e Re Demokratike”, duke treguar që jo vetëm po dhunojnë ligjin për administratën, por nga ana tjetër tregojnë një panik të vërtetë për humbjen e terrenit elektoral dhe unë kam bindjen që asgjë nuk do ta ndalojë atë fluks të qytetarëve, atë tendencë të qytetarëve për ndryshimin e situatës. Kështu që shumë gjëra kemi diskutuar. Ne jemi inkurajues dhe konsideroj ODIHR-in, sidomos këtë mision që ka ardhur, shumë serioz, kemi diskutuar që do të jemi shumë konstruktiv në këtë lloj bashkëpunimi”,-tha Topi.
Ai shprehu shqetësim edhe për manipulimet e mundshme , dhe e quajti të pakuptimtë vendimin e partive parlamentare për të miratuar të hënën tre ligjet ndërkohë që nuk e shfrytëzojnë këtë seancë plenare edhe për zgjidhjen e cështjes së KQZ-së.
Topi theksoi më tej se një problem i madh për zgjedhjet mbeten edhe dublimet në listat zgjedhore duke shtuar se janë mbi 50 mijë dublime në lista, ndërsa mbi 200 mijë persona.
Topi u shpreh se FRD do të jetë forcë vendimmarrëse pas procesit elektoral të 23 qershorit.
Redaksia Online
(b.y/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
75.8%
-
Jo
20.5%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 2993
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40
-
Celibashi uron vitin e ri 2025: Ftesë të gjithë emigrantëve të regjistrohen nga 11 janari për zgjedhjet parlamentare
1 Janar, 18:44