TIRANE- Ish-presidenti dhe kreu i FRD Bamir Topi s’ka munguar të shprehet se me Kryetarin e PD Lulzim Basha ka raporte normale. Kështu, festa e Kurban Bajramit ka shmangur nga fjalori i politikanë akuzat, bojkotet, ligjin e nëpunësit civil dhe gjithaçka që lidhet politikën duke u mbledhur dhe uruar për këtë festë që festojnë myslimanët në mbarë botën, në një zëri Gëzuar!. Gjatë urimeve të tyre, politikanët kanë dhënë mesazhin e paqes dhe lumturisë në familje, por nuk mundën që të mos flisnin edhe mbi xhaminë, e cila është tempulli i myslimanëve, duke ju garantuar ngritjen e saj.
“Më pak egoizëm më shumë altruizëm e refleksion”, ka qenë ky urimi i kryetarit të FRD Bamir Topi, për të gjithë shqiptarët në festën e Kurban Bajramit. I pyetur nëse e kishte uruar kreun e PD-së, teksa u shkëmbyen gjatë vizitës, Topi u përgjigj: “E urova zotin Basha patjetër, është njerëzore, ne kemi raporte normale.” Presidenti Bujar Nishani përmes një mesazhi ai theksoi se kjo festë myslimane, përcjell shumë mesazhe përmes një veprimi në dukje të thjeshtë, por jashtëzakonisht të dendur në thellësi.
Edhe kreu i bashkisë Lulzim Basha bëri një vizitë në selinë e komunitetit myslyman, nga ku uroi të gjithë besimtarët mysliman, kudo që jetojnë, për festën e Kurban Bajramit. Basha uroi që kjo festë të sjelli më shumë gëzim dhe harmoni në çdo familje shqiptare. “Uroj që kjo festë, bashkë me lajmet e mira, të vazhdojë të rrezatojë dritë dhe mirësi, jo vetëm mbi pjesëtarët e këtij komuniteti të madh dhe të shtrirë anembanë Shqipërisë dhe trojeve shqiptare por mbi çdo shqiptar të çdo besimi fetar, mbi çdo shqiptar, krijesë dhe besimtari të Zotit!”, deklaroi Basha.
Shkrimi u publikua sot (16.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com