Topi bëri apel për rikompozim sa më të shpejtë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Kreu i FRD, akuzoi krerët e dy partive më të madha në vend PD dhe PS, duke i akuzuar se e “kanë kthyer vendin në Pazar”.
“Institucioni kryesor ai i certifikimit të zgjedhjeve është totalisht në krizë. Është në krizë, pasi në krizë është politika përfaqësuese e qeverisë dhe e opozitës kryesore. Unë me cilësinë e kryetarit të FRD, por edhe me cilësinë e ish-presidentit të Republikës, kam rastin të shpreh edhe njëherë nevojën për rikompozimin urgjent të KQZ, duke e parë këtë hallkë si kryesore të procesit. Dhe akuzoj drejtpërdrejt Kryeministrin e Shqipërisë dhe kryetarin e opozitës, të cilët e kanë kthyer procesin zgjedhor në një maskaradë politike në funksion të karriges së tyre. Njëri kërkon që të mos zbresë nga karrigia, e tjetri shikon ëndrra për t’u kthyer në të”, tha Topi.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)