Kryetari i Partisë Fryma e Re Demokratike, Bamir Topi, gjatë punimeve të Asamblesë Kombëtare të FRD-së Foto: Agim Dobi
TIRANË, 5 Mars /ATSH-Gjergji Mima/ - Kryetari i partisë Fryma e Re Demokratike, Bamir Topi deklaroi sot nga Elbasani, se Partia Demokratike nuk ka asnjë të drejtë që të kërkojë dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, për aq kohë sa ende nuk ka asnjë akuzë të vërtetuar.
Duke komentuar situatën politike në vend të krijuar pas akuzave të deputetit Tom Doshi, Topi u shpreh se, ky është parlamenti më me pak intelektual që ka njohur historia parlamentare.
"Opozita nuk mund të kërkoje dorëheqje ende pa u verifikuar asnjë akuzë për çështjen në fjalë. Berisha sot bëri një autogol me deklaratat e ti, pasi nuk mund të flasë për pengim hetimesh kur ishte ai që pengoi hetimet për Gërdecin dhe 21 janarin", tha Topi./a.g/









