Topi: Për postet e tyre, Berisha e
Rama bashkëqeverisin fshehtas

Topi: Për postet e tyre, Berisha e <br />Rama bashkëqeverisin fshehtas
TIRANË – "Berisha dhe Rama po bashkëqeverisin për t'i krijuar kushte vetes, që njeri të jetë në krye të qeverisë, ndërsa tjetri të garantojë të qenit në krye të opozitës". Ky është qëndrimi i kreut të Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi, ndaj dy protagonistëve më të mëdhenj të politikës shqiptare Sali Berisha e Edi Rama, shfaqur sot gjatë prezantimit të programit të kësaj partie.

"Programi ynë, - tha Topi, -është për shtetit dhe qytetarët, me nisma kurajoze që i japin fund tranzicionit në planin afatshkurt dhe integrimin e Shqipërisë në planin afatgjatë. Programi ynë ka paketën e reformës institucionale. FRD-ja vlerëson si prioritet reformën institucionale, që lidhet me sistemin e përfaqësimit politik, përsojen e modelit qeverisës. Reforma kushtetuese e propozuar prej nesh vjen si nevojë imediate për të rivendosur ekuilibrat kushtetues të prishur. Sot, në Shqipëri, shikojmë dhe dëgjojmë një debat konstant dhe të vjetëruar të forcave të vjetra."

"Nuk dëshiroj të futem në atë klimë politike, që nuk i shërben FRD-së",- shtoi ai,- por është e pamundur të mos japim një përgjigje publike për dy individë, që ndonëse janë vendosur dikush në krye të qeverisë dhe tjetri në krye të opozitës, në bindjen tonë, ata vazhdojnë të bashkëqeverisin, sepse pikërisht në këto moment, është ky bashkëpunim midis këtyre individëve që e ka futur Shqipërinë në një kaos institucional, janë këta dy individë që në marrëveshje të fshehtë mes tyre realizuan brenda natës ndryshimet kushtetuese dhe sot, gjendja e institucioneve në Shqipëri padyshim është në një stad të rënduar".

"Të dy këta individë, - përfundoi Topi, -i krijuan kushte vetes që dikush të jetë në krye të vetës ndërsa tjetri të garantojë të qënit në krye të opozitës".

Redaksia online

(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Lufta e Izraelit me Hezbollahun/ Hyn në fuqi armëpushimi, festë në rrugët e Bejrutit

Lufta e Izraelit me Hezbollahun/ Hyn në fuqi armëpushimi, festë në rrugët e Bejrutit