Topi: Po! Helikopterë mbi shtëpi
me biznesmenë dhe femra

Topi: Po! Helikopterë mbi shtëpi<br />me biznesmenë dhe femra
TIRANË -  "Po! Kanë flutuar helikopterë me fluturime provokuese mbi shtëpinë time dhe e kam ditur që më parë".

Kështu ka reaguar sot pasdite ish-presidenti dhe aktualisht kreu i FRD-së, Bamir Topi për një nga "skandalet", që zbuloi sot një prej gjeneralëve të shkarkuar nga FA, Dhori Spirollari mbi "udhëtimet e biznesmenëve me femra me helikopterë të NATO-s, por që nxjerr në sipërfaqe edhe emrin e ish-kreut të FA dhe ish-presidentit të vebdit, Bamir Topi.

Ky i fundit deklaratën e bëri në një takim me banorë të njësisë nr. 3 në Tiranë, por edhe në një intervistë ekskluzive për 'A1 Report".

"Po marr shkas, që pas kaq kohësh doli një gjeneral, i cili u shkarkua para ca ditësh, që sipas informacionve të mia e ka bërë detyrën e vet, për një ngjarje që konsiderohet si “një helikopter mbi shtëpinë time”. Kjo nuk është çështje personale, se e dija dhe do ta kisha bërë me dije prej kohësh. Çështjet personale të miat janë të miat dhe ju siguroj, që i përballoj dhe zgjidh vetë", ka nisur reagimin e tij mbi çështjen Topi. Ai e ka thënë këtë, pasi ka përmendur se "këto ditë është përfolur shumë çështja e Forcave të Armatosura".

"Ne jemi një vend i NATO-s, madje një nga 28 vendet e NATO-s. Ka qenë një nder dhe privilegj i jashtëzakonshëm, kur kam marrë pjesë për herë të parë në tryezën e punës në Strasburg, dhe përfaqësoja Shqipërinë. E di ç’domethënë të jesh vend anëtar i NATO-s. Duhet të jesh përfaqësues dinjitoz i vendeve, që kanë respekt për institucionet, atyre vendeve që kanë respekt për qytetarët. Deri më sot nuk më keni dëgjuar të trajtoj një çështje që ka ndodhur në maj të këtij viti", ka nisur Topi deklaratën në takimin e FRD, duke lënë të nënkuptohet se ai ka qenë në dijeni të ngjarjes. 
 
Ndërsa i pyetur nga 'A1 Report", Topi ka shpjeguar më shumë: "Unë deri tani nuk kam folur për këtë ngjarje. Natyrisht jam në dijeni. Kam informuar sipas rregullit strukturat e Forcave të Armatosura, në atë kohë shefi Shtabit të Përgjithshëm, mbi bazën e informacionit, që unë kam marrë nga familjarët, sepse atë ditë, me sa kujtoj, kam qenë me shërbim në Poliçan". 

Më tej, Topi ka shpjeguar për 'A1 Report" edhe detaje se "ajo që kam marrë unë si informacion është provuar tashmë nga rrëfimi i gjeneralit Spirollari, i cili e tregoi gjithçka me detaje, çfarë ka ndodhur, çfarë është bërë me atë helikopter. Por unë do e trajtoja si një çështje, që ka të bëjë me seriozitetin e  këtyre institucioneve, sepse jemi vend anëtarë i NATO-s.

Mbi bazën e asaj që është deklaruar dhe nga familjarët, që helikopteri ka qëndruar shumë ulët mbi banesën time. "Kjo është jashtëzakonisht e rëndë. Në një vend tjetër kjo do të çonte deri në dorëheqjen e ministrit të Mbrojtjes, por këtu s’ka asnjëlloj ndjeshmërie".
 
Sipas Topi, çudia është se "sipas rrëfimeve të gjeneral Spirollarit, edhe mbas kalimit të procedurës, që ai ka bërë në ministri, ka një heshtje totale, madje ka ndodhur e kundërta. Në vend të merret masë për atë që e ka bërë, është shkarkuar ky që e ka denoncuar".
 
"Kam komunikuar në telefon me gjeneral Gjunkshin. Natyrisht ai ka vënë në lëvizje strukturat dhe gjeneral Spirollarin dhe nga ajo që unë kam marë vesh, dhe ai e deklaroi sot, ka qenë një ngritje e parekomanduar e helikopterit dhe mbi të gjitha me njerëz të paautorizuar për të hipur dhe sot del që ka pasur biznesmenë, ka qenë shoqëruesi i Imamit, ka qenë dhe një femër dhe një zot e di se çfarë janë këto historira.

Topi ka theksuar para banorëve të njësisë se "kjo çështje nxjerr në dritë një shtet të rrënuar, nxjerr në dritë një pushtet politik, që përdoret sipas asaj çfarë ka deklaruar edhe gjenerali në lirim; një shtet joserioz, një ministri joserioze, që me paratë e taksapaguesve shqiptarë, me helikopterët e ushtrisë së një vendi të NATO-s bën weekende me njerëz të panjohur, me biznesmenë dhe femra dhe kjo jo vetëm që informohet, por kalohet në heshtje".

Topi ka komentuar se "ky është një turp i jashtëzakonshëm për qeverinë shqiptare, për atë që është sot rrugë më rrugë të Shqipërisë për të premtuar mrekullinë shqiptare dhe ka rrënuar ekonominë e shtetit".

Topi u ka bërë thirrje shqiptarëve, se përpara se të flasim për shëndetësinë, arsimin, punësimin duhet të flasim për demokracinë. "Është një vend, që e meriton demokracinë, e ka aspiruar këtë demokraci dhe pas 23 vitesh shikon, dëgjon skena të tilla. Përfytyroni kur këtë ia bëjnë ish-presidentit të Repulbikës, që ligji i njeh mbrojtje, po me të tjerët?! Fondet e një vendi me një gropë te zezë financiare përdoren për qejfe qerratarallësh. S’kam ç’thirrje t’i bëj se e kanë ngrënë trupin me bukë", u shpreh Topi.

NUK E KUPTOJ OPOZITËN, QË S'DO T'IA DIJË PËR KQZ-NË
 
"Jo çdo njeri është i interesuar me atë çfarë thotë raporti i vëzhguesve. KQZ jo vetëm që është i njëanshëm, por po e zhvillon aktivitetin në mungesë të trasparencës. Kryeministri po e vendos zyrën e tij dhe gjithë administratën në interes të fushatës zgjedhore, që është e ndaluar nga ligji. Raporti thotë se ka keqpërdorim të fondeve, nga partitë e vjetra", ka thënë Topi.

Ai i është referuar për këtë asaj çfarë kanë thënë vëzhguesit e ODIHR. "Dua t’i falenderoj se në raportin paraprak kanë shprehur atë shqetësim, që kam shprehur dhe unë në emër të FRD. Dua të riapeloj, sepse e quaj të pakuptimtë që KQZ vazhdon të operojë me 4 militantë të partisë në pushtet. E quaj të pakuptimtë që opozita kryesore që ndërtoi një ligj në funksion të certifikimit apo administrimit më të mirë sot thotë: Nuk ka problem, le ta mbajë si një seksion të PD. Unë si ish-president që kërkon të vendosë mbi të gjitha jo interesin e partive të vecanta, por intereësin e qytetarit, dua funksionon normal të KQZ. Askush nuk mund të pranojë që zgjedhjet do jenë të lira dhe të ndershme kur vetë ai komision me vullnetin e dypartive që kanë bërë corap kodin, por minimalisht të bëjnë çfarë kanë gatuar vetë, ta orientojnë drejt 23 qershorit së paku me probleme minimale”.

Topi ka përsëritur se "FRD jo vetëm që ka në filozofinë e saj nevojën jetike për institucionet e shtetit, madje ju nëpërmjet informacioneve që merrni, e kam parë nga afër se si, pushteti politik po vazhdon të abuzojë dukshëm me institucionet e shtetit".

NE, PARTI QË DO RIKTHEJMË VLERAT

"Në këtë mision të ri politik FRD merr përsipër të punojë sërish fort për disa vlera, që për fatin tonë të keq, ose janë minuar, ose nuk janë realizuar.  FRD, forcë e qendrës së djathtë, që iu është rikthyer momenteve më të qenësishme që ka vizioni politik i të djathtës në Shqipëri. Nuk janë pak njerëz që mendojnë si ne, janë shumë, këto vlera duhet të rikthehen, rigjenerohen dhe kthehen në parlament, në qeverinë e nesërme dhe insntitucionet e Shqipërisë. Misioni im është një mision qytetar, nuk lidhet aspak me një karrierë inbdividuale. Kjo karrierë për mua ka qenë e suksesshme, por nuk e quaj karrierë, nëse nuk përmbushet me një mision qytetar. Po përballemi jo vetëm me një situatë politike të rënduar, por me një garë, që jo vetëm në këndvështrimin tonë është e deformuar, e pabarabartë, që tenton të rikthejë atë që ka ndodhur vazhdimisht në Shqipëri; zgjedhje të deformuara, të manipuluara, që nxjerrin një fitues të pamerituar, që nuk përfaqësojnë zgjedhjen e qytetarit", tha Topi.

BERISHA KA VRARË NJERËZ, TURP KUSH E KA QUAJTUR "FISNIKËRIA TIRANASE"

"Ai vazhdon të marrë tituj fisnikërie, tiranse. Ka qenë më i tërbuari kundër interesave të Tiranës. Ka marrë titullin "Fisnikëria tiranase". Turp për ata që ia kanë dhënë!", ka thënë Topi. 
 
Ai ka shtuar se "Tirana ka shumë figura në mjekësi, që duhen nderuar, respektuar. Por një mjek para se të jetë profesor duhet të jetë human; kjo është baza e profesionalizmit, humanizmi. Ç’mund të themi për pikpamjet humane, kur 23 vjet më parë në mes të këtij qyteti gjakosi bulevardin, vrau njerëz të pafajshëm dhe sot na merrka titullin "Fisnikëria tiranase". Ky qytet, që është persekutuar jo vetëm në regjimin komunist, sot ka probleme të jashtëzakonshem për papunësinë. Nuk janë qytetarët e vjetër të këtij qyteti në administratë; janë pa punë, iu kanë marrë pronat, dinjitetin, por jo personalitetin, se kudo qytetarët e këtij qyteti e kanë atë personalitet, për t’u orientuar dhe për t’i thënë në 23 qershor: Ik se nuk na ke përfaqësuar asnjëherë", deklaroi Topi.
 
ASKUSH NË BOTËN DEMOKRATIKE NUK RRI PAFUNDËSISHT NË PUSHTET

"Kjo qeveri edhe pse është në probleme të jashtëzakonshem do mbi të gjitha respektin ndaj shtetit, që mos bien institucionet në dorën e një personazhi. Ka ikur ajo histori. Askush qoftë në SHBA, qoftë në Europë nuk tenton pafundësisht të qëndrojë edhe sikur njerëzit të mbështesin me votë. Njeriu ka një sens, ka një limit, se duhet t’i japë rrugë rotacionit të elitave, gjenerateve. Ka shumë njerëz të zotë, të rinj e të reja që s’njohin dritë. Aq më shumë kur pushteti tenton të mbahet me deformim institucionesh, deformimit të Kodit Zgjedhor, të fondeve, parave të korrupsionit të pranishme kudo, që e vuajnë qytetarët për të ricikluar pushtetin. Banorët e Tiranës dinë të arsyetojnë, të bëjnë diferencën, se pse është dhënë mbështetja, sepse kanë shpresuar".

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Gabriel Escobar: Mungesa e mbështetjes së Kosovës për projekt propozimin evropian për Asociacionin, ka pamundësuar lobimin amerikan për proceset integruese të Kosovës

Gabriel Escobar: Mungesa e mbështetjes së Kosovës për projekt propozimin evropian për Asociacionin, ka pamundësuar lobimin amerikan për proceset integruese të Kosovës