Topi: Presidenti nga PD? Më
mirë të zgjidhej nga populli

TIRANË – Presidenti Bamir Topi deklaroi se pasuesi i tij duhet të jetë produkt i një votimi të gjerë në Kuvend. I ftuar mbrëmë në emisionin “Debat” të gazetarit Alfred Peza në Vizion Plus, presidenti Topi mbështeti idenë e një presidenti që mund të propozohet nga PD, por që duhet të votohet nga më shumë se 71 deputetë.

“Një president më shumë se numrat e një mazhorance politike. Mund të jetë president i PD, por nëse siguron më shumë se 71 vota, atëherë merr kuptimin e një presidenti konsensual. Do isha për një president konsensual, pra të ketë edhe mbështetjen e krahut të majtë”, tha Topi.

Ai ka deklaruar se nuk ka dijeni për bisedimet mes partive politike, e në veçanti për planet e kryeministrit Berisha për garën presidenciale. Kjo, sepse, sipas Topit, presidenti flet vetëm me institucione.

“Unë nuk di asgjë, nsë do takohen Rama me Berishën. Nuk kam patur kuriozitet të marr vesh ato që mësohen në lokalet e Tiranës. Kam qenë respektues i punës në institucione. Por, smë vjen mirë ta vjen që kjo e kafeneve është sëmundje”, deklaroi Presidenti.

A jeni përfshirë ju në negociata?
Nuk mendoj se presidenti duhet të jetë i përfshirë në bisedime, është ekskluziviteti i aktorëve parlamentarë. Nuk ka të bëjë me atë që presidenti është në afatin terminal të mandatit, por është një çështje që ka të bëjë me pushtetin politik legjislativ.

Presidenti konsensual?
Mendoj që kthimi në votimin me 71 vota, nuk ishte opsion që u përkrah nga unë. Unë e di që jam zgjedhur eme Kushtetutën e vjetër, me 85 vota. Askush nuk është në gjendje të japë një tjetër intepretim nga ajo çka presupozon numri 85. Nëse kushtetuta e lejon që 3/5 e votave janë 84 vota, që presupozojë mbështejte të gjerë në parlament jam nga ato raste që jam votuar me 85 vota, pastaj çfarë flitet, unë nuk i takoj pjesës së këtij niveli që merret me interpretime, të pozicionuara subjektivisht për të sulmuar presidentin.

Deklaratat e Ramës ndaj jush, ju vjen turp zoti Topi?
Është mirë që njerëzit të shprehehn edhe kur mbaron afati kushtetues i presidentit për të bërë diferencën. Unë sigurisht që nuk e kam pasur në dorë procesin e zgjedhjes, mund të gjykohem pas mbarimit të mandatit. E di që zoti Rama ka qenë nga të parët që ka ardhr dhe ka uruar në zyrë në një afat kohor të shkurtër. E kam vlerësuar si deklaratë të nxehtë politike, nisur nga momenti që të tjera plane kishin bërë, u dolën të tjera. Ia lë një pasioni të çastit.

Para pesë vitesh kishte një proces takimesh, Rama dhe Berisha gjatë bisedimeve për presidentin nuk u morrën vesh për prokurorin e përgjithshëm?
Nuk kam dijeni për këtë.

Me ardhjen tuaj në presidencë u dha një shembull, u thellua një përvojë me një ceremonial të rregullt. Do prisni në të njëjtën mënyrë pasardhësin?
Nuk keni nevojë ta bëni këtë pyetje, kam një sjellje qytetare dhe insitucionale, jam respektues i institucionit. Do të ketë respektin e plotë.

Një nga vendimet e para ka qenë shkarkimi i zotit Theodhori Sollaku?
Nuk ka pasur asnjë lloj marrëveshje. Para se të bëhesha president kam qenë pjesë e atij pozicionimi, që ishte politik dhe institucional, sepse dhe opozita edhe mazhoranca përbëjnë insitutuincion, pjesë e atij vullneti për të mbajtur qëndrim ndaj institucionit të prokrurorit. Vazhdova të mbaja të njëjtin qëndrim për pozicionin e prokurorit, kam mbajtur qëndrim të painfluencuar nga influenca e askujt. Ka qenë qëndrim i imi për të dekretuar vendimin që kishte ardhur nga mazhornaca.


Si u shkua deri tek Ina Rama?
Në procese të tilla institucioni tenton që të marë emra dinjitozë me një backgraund profesioanl, emra që gëzojë integritet dhe kjo ka qenë një periudhë, kur është konsultuar, poziconi i kryeprokurorit është i rëndësishëm, zgjedhja ka qenë racionale. Ka qenë një propozim absolutisht i imi. Përshtypjet erdhën pozitive nga bashkëpunëtorë të mi dhe njerëz që e kishin njohur. Ishte emër që u përzgjodh dhe u votua jo pak në parlament, them që ka qenë zgjedhje racionale për të cilën unë jam i gëzuar që kam bërë atë zgjedhje.

Momenti në lidhje me gërdecin?
Mendoj që mbledhja e Këshillit të Sigurisë me nevojën për raportim nga të gjitha institucionet me një qëndrim të hapur transparent, duke qenë përçues i njw linje reale, mendoj që ka qenë reagimi i duhur për situatën. Ajo ngjarje pastaj vijoi me të gjitha proçedurat e karakterit ligjor, por keqardhje përtej asaj që ndodhi. Ende nuk është dhënë verdikti dhe nuk ka përfunduar si proçes gjyqësor. Proces që u zgjat për shumë arsye, lojërave të avokatëve për të shtyrë procesin. Ka qenë proces i mundimshëm për gjyqtarët, trupa gjyqësore ka qenë e impenjuar për një proces kaq të rëndësishëm është një periudhë tepër e gjatë që nuk duhet të shkonte kaq gjatë. Njerëzit kanë nevojë që të shohë sesi drejtësia të thotë fjalën e saj në mënyrë definitive.

Është përfolur për presione politike në këtë çëshjte?
Nuk e kam këtë informacion. Është një proces i hapur, një proces ku secili nga analistët ka pasur akses që të marrë informacion. Wshtë e papranueshme zgjatja në kohë e një procesi, i cili kishte mundësitë për tu përmbyllur më shpejt dhe drejtësia do të jepte fjalën e saj.
(aq/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Izraeli bombardon Gazën veriore! 50 të vdekur mes tyre edhe 5 mjekë

Izraeli bombardon Gazën veriore! 50 të vdekur mes tyre edhe 5 mjekë