50 njerëz u vranë, duke përfshirë pesë mjekë, pasi forcat e ushtrisë izraelite nisën sulmet ajrore në një ndërtesë pranë spitalit Kamal Adwan në Gaza. Këtë e ka deklaruar drejtori i spitalit për Al Jazeera.
Në një deklaratë, drejtori tha se viktimat përfshinin të paktën 3 njerëz personel të spitalit, mjek të përgjithshëm, pediatër dhe një teknik laboratori. Ndërkohë në mëngjes, ushtria e Netanyahut, rinisi sulmet në veri të Gazas, ku të paktën 53 persona raportohet se bllokuan nën rrënojat e një ndërtese që strehonte njerëz të zhvendosur në lagjen Sheikh Radwan, në veri të qytetit të Gazës, të goditur nga forcat ajrore izraelite.
Këtë e thanë burime të mbrojtjes civile në Rrip, sipas të cilëve ekipet e emergjencës nxorrën trupat e pajetë të 13 personave nga pjesa e mbetur e shtëpisë së një familjeje që ofronte strehim për personat e zhvendosur.
Një ditë më herët në sulmet në Gaza u vranë edhe 5 gazetarë të cilët kishini parkuar mjetin e punë së tyre pranë një spitali.