Topi: Ta bëjmë gjyqësorin të
pavarur; Arvizu:Jo imunitetit

Topi: Ta bëjmë gjyqësorin të<br />pavarur; Arvizu:Jo imunitetit
TIRANË – Drejtuesit e Gjykatava të Larta të vendeve të Evropës Qendrore e Lindore janë mbledhur në Tiranë për të diskutuar lidhur me situatën aktuale të gjyqësorit në këto vende.

Presidenti i republikës, Bamir Topi, njëherësh kryetari i KLD, në fjalën e tij ka nënvizuar se pavarësia e sistemit gjyqësor është një prej shtyllave kryesore, ku do të mbështetet dhënia e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë.

“Pavarësia e pushtetit gjyqësor është shtylla bazë ku duhet të mbështetet shteti i së drejtës. Është ë nevojshme që ky koncept të pranohet nga vetë gjyqtarët. Nëse liria vdes në zemrat e njerëzve, s'ka ligj e Kushteutë ta shpëtojnë. Nëse gjygjtarët nuk janë të ndërgjegjshëm për punën e tyre, atëherë askush nuk bën dot gjë”, tha Presidenti Topi.

Ai iu referua kryesisht 100 vjetorit të Pavarësisë së vendit si një moment kyç për reformat në vend.

“Shqipëria është një vend që ka kaluar një trazicion të vështirë por është një vend i cili gjatë këtye viteve ka pasur një arritje, siç është integrimi në NATO dhe është një vend ku të gjithë faktorët politikë dëshirojnë në këtë 100-vjetor të pavarësisë të kenë mundësi të marrin statusin e vendit kandidat dhe një nga kriteret themore për këtë është arritja sa më shpejt e standarteve që kanë të bëjnë me drejtësinë” ka theksuar Topi.


BECAJ: GJYQTARËT TË KUFIZOJNË PAVARËSINË
Kryetarja e Gjykatës së Lartë, Shpresa Becaj nënvizoi si sfida kryesore të gjyqësorit shqiptar korrupsionin dhe dobësinë e institucioneve.

“Mosbashkëpunimi me dy sistemet e tjera kanë krirjuar probleme në gjyqësor. Tendenca në rritje e numrit të procesce gjygjësore tërheq vëmendjen për më shumë kujdes. Konsolidimi i pavarësisë dhe përgjegjshmërisë mbetet prioriteti i punës tonë”, tha Becaj.
Sipas saj duhet bërë më shumë për pavarësinë.

"Sfida jonë orientohet në pavarësinë e sistemit gjyqësor dhe gjykatave, në mënyrë që ata të respektojnë ligjin në mënyrë të ndershme dhe të paanshme. Në këtë frymë duhet të orientohet edhe puna e institucioneve gjyqësore", tha ajo.


ARVIZU: HIQNI IMUNITETIN NË POLITIKË E GJYQËSOR
Ambasadori i SHBA në Tiranë, Aleksandër Arvizu deklaroi se Shqipërisë i duhet heqja e imunitetit, pas të cilit fshihen zyrtarët në politikë dhe sistemin gjyqësor.

Gjyqësorit duhet të jetë i lirë nga politika, ajo kërkon edhe integritet personal. Nevoja për t`i rezistuar tundimit të parasë dhe ndërhyrjes së miqve dhe familjarëve është e rëndësishme. Asnjë hetim s`mund të zhvillohet pa hequr imunitetin. Nëse doni të përmirësoni perceptimin e publikut, atëherë hiqni imunitetin ndaj zyrtarëve në politikë apo gjyqësor, sidomos nga procedimi penal”, tha Arvizu.

“Çfarë kuptojmë me drejtësi efektive, drejtësia me barazi përpara ligjit. Drejtësia efektive kërkon që ligji të jetë i drejtë, i shkruar mirë dhe i qartë. Qytetarët duhet të besojnë se sistemi gjyqësor është mënyra më e mirë që qytetarët të zgjidhin problemet e tyre. Pika e parë për drejtësinë efektive është transparenca, e cila është thelbësore për qytetarët. Pika e dytë është pavarësia e gjyqësorit, e cila kërkon integritet personal të gjyqtarëve dhe nevojë për t’i rezistuar tundimit të parasë”, vijoi më tej ai.

Sipas Arvizu, përpara ligjit të gjithë duhet të jenë të barabartë.

“Gjithkush është i njëjtë para gjykatës, pavarësisht lidhjeve politike, pasurisë apo racës, etnisë dhe ideologjisë. Kjo kërkon edhe një proces të rregullt ligjor. Ligji i shkruar drejt duhet të zbatohet drejt. Qytetarët duhet të besojnë se sistemi gjyqësori është më i miri për të zgjidhur mosmarrëveshjet”, tha ai.

KONFERENCA
Kjo konferencë është nismë e Institutit CEELI, me seli në Pragë, por duke parë interesimin dhe përfitimin e vendeve pjesëmarrëse prej saj, kryetarët e Gjykatave të Larta të 14 shteteve vendosën unanimisht që kjo konferencë të organizohet çdo vit në një nga vendet pjesëmarrëse. Në mbështetje të këtij vendimi Shqipëria është vendi i parë që çel punimet e kësaj Konference dyditore (14-16 maj).
Në Konferencë marrin pjesë Kryetarët e Gjykatave të Larta të Shqipërisë, Azerbajxhanit, Kroacisë, Republikës Çeke, Gjeorgjisë, Hungarisë, Kosovës, Letonisë, Lituanisë, Maqedonisë, Moldavisë, Malit të Zi, Sllovakisë, Ukrainës dhe gjyqtarë e juristë të shquar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)